DISA VLERËSIME JO TË SAKTA TË PROFESORIT PETRIT POLLOZHANI

Nga: Salim Kadri Kerimi

            Para disa ditëve kisha rastin ta lexoj artikullin e z.Petrit Pollozhani, me titull: “Çdo i treti banor në Maqedoninë e Veriut ka emigruar“, i publikuar në Portalin e gazetës KOHA, të datës 28 Prill 2022. Çështjen e emigrimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore profesori P.Pollozhani me të drejtë e ka konsideruarë si shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, duke i sygjeruarë Qeverisë, bashk metë gjitha subjektet politike, çështjen në fjalë ta trajtojë si urgjencë kombëtare.

Para se të kaloj në prononcimin tim rreth disa vlerësimeve të z.P.Pollozhani që i ka bërë në artikullin e tij në fjalë, dua ti them disa fjalë rreth gjasave dhe kushteve për këthimin eventual të një pjese të qytetarëve tanë që jetojnë në botë. Nga përvoja e ime e jetës dhe asaj profesionale, që moti kam ardhur në përfundim se gjasat për këthim në vendlindje e një personi dhe posaçërisht e një familjeje të shpërngulur janë minimale, mos them teorike. Siç është e ditur, si kushte themelore për fillimin eventual të një proçesi të tillë, mes tjerash, janë: a) Gjendja e përgjithshme politiko-shoqërore në vendin e prejardhjes të të shpërngulurve; dhe b) Niveli i zhvillimit ekonomik i shtetit përkatës. Me fjalë të tjera, meqense gjasat për ndryshimin drastik të gjendjes aktuale në Maqedoninë Veriore, në aspektin e çështjeve në fjalë dhe më gjerë, janë minimale, edhe gjasat për fillim të një proçesi për këthimin eventual të një pjese të qytetarëve tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, po ashtu, janë shumë të vogla/ minimale, mendoj unë. Kjo nuk do të thotë se institucionet shtetrore duhet të heqin dorë nga një përpjekje e tillë, së pakti për ta frenuar emigrimin masiv të të rrinjve, që në vendin tonë dhe më gjerë është i pranishëm posaçërisht 10 vitet e fundit.

Pa ndonjëfarë pretendimi për trajtim të hollësishëm të kësaj çështjeje shumë të rëndësishme dhe komplekse, në vazhdim përmbledhtas dua ti them disa fjalë në lidhje me  disa vlerësime jo të sakta të profesorit P.Pollozhani rreth: a) Numrit të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore; b) Pjesëmarjes të shqiptarëve në numrin e përgjithshëm të dijasporës të Maqedonisë Veriore; dhe, c) Rreth numrit të të shpërngulurve shqiptarë nga RP e Maqedonisë në Turqi, mes viteve 1953-1961.

Para se të kaloj në parashtrimin e vërejtjeve të mia rreth të dhënave konkrete, në lidhje me çështjet e sipërpërmendura, fillimisht dua ta shpreh dyshimin dhe mospajtimin tim rreth vërtetsisë së të dhënës të Entit statistikor të Maqedonisë Veriore, në lidhje me numrin (4,243 frymë) e imigrantëve nga vendet e tjera në RP të Maqedonisë, mes viteve 1949/1953. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se si pasojë e Luftës civile (qytetare) në Greqi (1946-1949), një numër i madh i qytetarëve të Greqisë e posaçërisht i maqedonasve nga Maqedonia Egjeje, u detyruan njëherë dhe përgjithmonë të largohen nga vatrat e tyre dhe të vendosen në shtete të ndryshme të botës (Jugosllavi, Bashkimi Sovjetik, Rumuni, Hungari, Bullgari, Çekosllovaki, Poloni, etj.). Sipas vlerësimeve të z.Petar Atanasov dhe zonjës Bojana Naumovska (Гласник, 64/2,2020,7-25), “… mes viteve 1945-1950, nëpër teritorin e Maqedonisë paskan kaluar 71.591 të ikur („бегалци“) nga Greqia, grekë dhe maqedonas”. Gjithmonë sipas burimit të njëjtë, të ikurit me përkatsi nacionale maqedonase qenkan vendosur në Maqedoni, në fillim me status si të ikur dhe më vonë, pas marjes të nënshtetsisë jugosllave, të gjithë ata qenkan të vendosor nëpër qytete të ndryshme të RP të Maqedonisë.

Vlerësimi i z.P.Pollozhani se, “… Maqedonia e Veriut ka mbi 800.000 shqiptarë…“, në bazë të llogarive të tij të thjeshta matematikore (446,245 frymë shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë Veriore, plus 500,000 frymë shqiptarë që jetojnë në botën e jashtme, minus 120,00 frymë shqiptarë të shpërngulur në Turqi, baraz 800.000 shqiptarë), nuk është i drejtë/ nuk është i mbështetur me të dhëna dhe fakte të vërteta, mendoj unë. Kjo, mes tjerash, edhe për këto disa arsye:

a) Me sa e di unë, asnjë nga institucionet relevante të Maqedonisë Veriore ose të ndonji institucioni tjetër ndëkombëtar nuk posedon me të dhëna të sakta rreth numrit të vërtetë të të shpërngulurve nga Maqedonia në botë, dhe aq më pak rreth numrit të qytetarëve të shpërngulur në baza të përkatsisë të tyre nacionale. Prandaj, konkludimi i z.P.Pollozhani se nga gjithsej 664,369 frymë të dijasporës të Maqedonisë Veriore, 75% (500,000 frymë)  qenkan shqiptarë, sipas mendimit tim, është jo i saktë/ jo i drejtë. Kjo, mes tjerqsh, për vet faktin se numrin më të madh të dijasporës të Maqedonisë Veriore, sipas mendimit tim, çdo herrë e kanë përbërë maqedonasit e jo shqiptarët, siç ka konkluduar z.P.Pollozhani; dhe,

b) Sipas të dhënave zyrtare që ruahen në Arkivin e Akademisë të shkemcave dhe arteve dhe në Arkivin shtetëror të Maqedonisë Veriore (МАНУ-ФЛК-К.43, П.2;  ДАРМ-1. 427.72.1/3.), nga gjithsej 86.380 frymë të shpërngulur nga RP e Maqedonisë në Turqi, mes viteve 1951-1956, 67,236 frymë kanë qenë të përkatsisë turke, 4.394 frymë të përkatsisë shqiptare, 13.926 torbeshë dhe 224 frymë të përkatsive të tjera nacionale/ etnike. Sipas të dhënave të mia, që në mënyrë të hollësishme i kam trajtuar në librin – punimin tim kërkimor-shkencor, në gjuhën maqedonase („Иселувањето на Турците од Македонија во Турција, по Втората светска војна“, „Академски печат“, Скопје, 2021),  duke i patur parasysh të dhënat statistikore nga Regjistrimi i vitit 1961, unë kam ardhur në përfundim se nga numri i përgjithshëm i popullatës të shpërngulur nga RP e Maqedonisë në Turqi (rreth 143,000 frymë), mes viteve 1953-1961, rreth 72,000 frymë kanë qenë turq, rreth 60,000 shqiptarë dhe rreth 11,000 torbeshë dhe boshnjakë. Numri i shqiptarëve të shpërngulur nga RP e Maqedonisë në Republikën e Turqisë, edhe në periudhën 1953-1966, jo në periudhën 1953-1961, nuk ka qenë 120.000, por rreth 90.000 (75.000 shqiptarë nga RP e Maqedonisë dhe rreth 25.000 shqiptarë përkohësisht të vendosur në Maqedoni, nga Kosova, Serbija e Jugut, Sanxhaku, e tj., me qëllim për shpërngulje në Turqi), mendoj unë.

Pra, nëse ju referohemi të dhënave zyrtare të asaj kohe, që ruahen në Arkivin e  Akademisë të eshkencave dhe arteve të Maqedonisë Veriore (МАНУ-Фонд Л.Колишевски -АЕ.30,К.43,П.2.), dhe sipas të cilave numri i të shpërgulurve nga RP e Maqedonisë në periudhën mes viteve 1951-1958, ka qenë 125.795 frymë, atëhere është më se i pallogjikshëm konstatimi i z.P.Pollozhani se vetëm numri i shqiptarëve të shpërngulur, mes viteve 1951-1961, qenka 120.000 frymë. Jovërtetsija e të dhënave të z.P.Pollozhani, rreth numrit të të shpërngulurve shqiptar nga RP e Maqedonisë në Turqi mund të vërtetohet edhe në se i analizojmë të dhënat statistikore nga Regjistrimi i vitit 1971, sipas të cilit numri i shqiptarëve në RS të Maqedonisë atë vit ishte 279.871, dhe  në se nga numri i përgjithshëm i shqiptarëve (197.389, sipas regjistrimit të vitit 1948), i heqim 120,000 shqiptarë (të cilët sipas z.P.Pollozhanit ishin të shpërngulur mes viteve 1953-1961), dhe  5.600 shqiptarë të tjerë, të cilët në atë kohë ishin shpërngulur nga Maqedonia në Kosovë, dhe nëse këtyre numrave ja shtojmë rreth 100.000 frymë (si rezultat i rritjes natyrale dhe fizike të popullsisë shqiptare mes viteve 1948-1971), atëherë në Regjistrimin e vitit 1971, numri i popullsisë shqiptare, në vend të ishte 279.871, do të duhej të ishte rreth 171.000, që d.m.th. rreth 108.871 frymë më pak. Pra, të dhënat e sipërpërmendura në mënyrë të patjetërsueshme vërtetojnë se numri i shqiptarëve që në periudhën e lartpërmendur u shpërngulën nga Maqedonija më Turqi nuk ka qenë 120.000 siç ka pohuar z.P.Pollozhani.

Me këtë rast, njëkohësisht dua ta shpreh mospajtimin tim edhe në lidhje me emërtimin, nga ana e prof. d-r. P.Pollozhani, të Anadollit si “shkretëtirë”, të cilin e konsideroj si jo të hijeshëm/ jo me vend, mes tjerash, për vet faktin se në “shkretëtirën” e Anadollit në të kaluarën e largët historike jo rastësisht kanë lindur dhe egzistuarë qytetrime të shumta. Për hir të së vërtetës, me këtë rast, po ashtu dua ta rikujtoj edhe faktin se pjesa dërmuese e popullatës të shpërngulur nga RPF e Jugosllavisë, pra përfshirë edhe nga RP e Maqedonisë në Turqi, në periudhën pas Luftës të dytë botrore, u vendosën në qytetet (Edirne, Tekirdağ, İstambul, Bursa, Izmit, Inegöl, Yalova, Adapazarı, Adana, Ankara, Izmir, …), e jo në “shkretëtirën” e Anadollit, siç ka pohuar z.P.Pollozhani. Pra, në vend se Turqia të akuzohet për gjëra të paqena, asaj para së gjithash duhet ti jemi mirënjohës që në të kaluarën, brenda mundësive të saja modeste, i ka dalë zot/ është kujdesur për fatin, mirëqenjen dhe për mbrojtjen e popullatës muslimane (turke, shqiptare, pomake, boshnjake, e tj.) nga keqbërsit e Ballkanit dhe të Evropës në tërësi, mendoj unë. Kjo zdomethënë se udhëheqsit më të lartë të Republikës së Turqisë çdo herë, në të kaluarën, kanë patur dhe zhvilluar politika dhe qasje të drejta, në lidhje me pranimin e disa milionëve migrantë të përkatsive të ndryshme nacionale, posaçërisht nga shtetet Ballkanike.

Duke e përfunduarë shkrimin tim, njëkohësisht dua ti them disa fjalë edhe rreth shkaqeve për shkarkimin/ heqjen nga jeta politike e Aleksandar Rankoviqit, në Plenumin e IV të KQ të LKJ, në fillim të muajit korik të vitit 1966, dhe rolin e tij në pastrimin e Jugosllavisë nga popullata muslimane. A.Rankoviqi, si ministër i punëve të brendshme të Jugosllavisë dhe si udhëheqës i UDB-ës, kishte përgjegjsi të madhe në lidhje me keqtrajtimin e popullatës në fjalë anembanë Jugosllavisë dhe posaçërisht të popullatës shqiptare të Kosovës, me qëllim për të detyruarë ata të shpërngulen në Turqi ose ku do qoftë tjetër. Mirpo kritikat që ja bënë atij në plenumin e lartpërmendur, rreth sjelljes të tij ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, ishin një farsë para opinionit vendas dhe botëror, meqense A.Rankoviqi ishte vetëm një nga ushtruesit kryesorë të politikës shtetrore në lidhje me shpërnguljen e popullatës muslimane të Jugosllavisë në Turqi. Të mos ishin të pranishme aspiratat e tij megallomane politike, A.Rankoviqi edhe shumë vite pas 1966-tës do të qëndronte në krye të institucioneve të rëndësishme të shtetit jugosllav, mendoj unë.

 (Autori është historian, diplomat në pension).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne