“Islami tradicional shqiptar” nji llapërçinë gjuhësore që ma shpif

Nga Imer Topanica

U përlamë me nji klerik musliman në nji debat në fb dhe ndër të tjera ai e përdori termin: “Islami tradicional shqiptar”; nji llapërçinë gjuhësore që ma shpif, drejt me than. “Islami tradicional shqiptar?”, thue që shqiptarët paskan themelue shkollë juridike islame me ndikim. Termi (lex: togfjalëshi), asht i periudhës së 1244-shit e këndej. Ata që e përdorin, vet janë kundër tij, se ba me i pyet, a po nënkupton kjo që ju jeni edhe pro muslimanëve bektashinj, pro sofistëve etj, sepse edhe ata janë pjesë e “traditës shqiptare”, ata kategorikisht e mohojnë nji rreshtim të tillë. Me i pyet mos po e nënkuptojnë me këtë “tolerancën ndërfetare shqiptare”, nji tjetër term i diskutueshem, mundet që thonë po, por në nji mënyrë a në nji tjetër tregojnë që s’janë hiç tolerantë.

Kur disa hoxhallarë filluen me e përtypë këtë term (të imponuem si me përdhunë në diskursin publik), donin me u diferencue prej shkollave radikale islame, veçanërisht asaj selefiste e vehabiste dhe prej grupeve ekstreme që u ndikuen prej tyne.

Në esencë nuk ka islam romantik, modern, ekspresiv, postmodern, majtist a tradicional. Islami asht i vetëmjaftueshëm dhe nënkupton tan draditen e ndërtueme qysh prej kohës së profetit Muhammed a.s, e deri te shkollat e naltcekuna. Nji civilizim i mahnitshëm, divergjent, i paeksploruem mjaftueshëm edhe prej vet muslimanëve./ FB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne