‘Muslimanët janë kafshët më të ndyra’: postimi i shpërndarë nga bordi hebre i deputetëve ndez debate dhe hap hetime

Një anëtare e bordit të deputetëve hebrenj në Angli do të hetohet nga organizata për pikëpamjet e saj “islamofobe dhe anti-arabe”, pas shperndarjes të disa postimeve në Twitter ku i përshkruan muslimanët si “kafshët më të ndyra” dhe arabët si “më të këqijat”.

Gazeta The Jewish Chronicle (JC) thotë se mesazhet në Twitter të Roslyn Pine ishin tepër ofenduese. Roslyn Pine është përfaqësuese e sinagogës Finchley United dhe në zgjedhjet e muajit të kaluar nuk arriti dot të zgjidhej zëvendës-presidente e bordit.

Një tjetër mesazh i shpërndarë në Twitter i përshkruan emigrantët arabë në Evropë si “një ushtri pushtuese”, raportojn JC.

Bordi i Deputetëve u bë i njohur kohët e fundit pasi ata organizuan një protestë në sheshin e parlamentit kundër liderit laburist Jeremy Corbyn për atë që ata pretendojnë se ishte një menaxhim i dobët i “krizave” të antisemitizmit në parti.

Marie van der Zyl, presidentja e re e bordit të deputetëve, e cila mori detyrën e kritikut të Corbynit, Jonathan Arkush, ka urdhëruar të dalë një raport mbi Pinen nga komisioni i brendshëm përgjegjës për shkeljet e kodit të sjelljes.

Ky do të jetë pa dyshim një lajm i mirëpritur për shumë deputetë në bordin e hebrenjve, ku thuhet se Pine nuk mund të largohet si deputete, sepse bordi vepron “si një sinagogë e vjetër, ku problemet brënda tij nuk publikohen dhe mbahen sekret”. Një tjetër deputet ka thënë se ajo rregullisht kishte përdorur “gjuhën raciste, ksenofobe dhe islamofobe”.

Sipas Jp-së, Pine, e cila u pezullua pëkohesisht nga Twitteri në nëntor 2017, kishte mbrojtur të drejtën e saj për të pasur “pikëpamje kundër Islamit”, duke mohuar se veprimet e saj ishin islamofobe, madje e kishte vënë në diskutim edhe ekzistencën e një fjale të tillë si “islamofobia”.

Pine këmbëngul se “fjalë të tilla si islamofobia nuk ekzistojnë. ‘Islamofobia’ përpiqet të bllokojë kritikat kundër Islamit. Unë e urrej besimin Islam dhe kam të drejtë ta them atë.

“Cështja ime lidhet me muslimanët dhe arabët që duan të na vrasin, që duan të shkatërrojnë Izraelin. Dhe kjo është një ceshtje themelore e Islamit nëse dini diçka për Kuranin.

“Kam pikëpamje që i fyejnë njerëzit. Kjo është shoqëria e lirë. Nuk kemi asnjë problem me të kritikuarit e feve përfshirë edhe judaizmin. Në një shoqëri të lirë duhet të jesh në gjendje të kritikosh ide të shumta. ”

Presidentja van der Zyl tha: “Unë nuk do ti toleroj urrejtjet kundër-muslimanëve. Pavarësisht nga ky rast i veçantë, unë gjithashtu kam kërkuar një listë të plotë sanksionesh të disponueshme dhe rekomandimesh. “Kam kërkuar që kjo të shqyrtohet në tryezën time jo më vonë se fundi i javës së ardhshme. Si një komunitet që jemi përballur shumë me paragjykimet, ne duhet të jemi tepër të qartë për këtë dhe të udhëheqim luftën për ta mposhtur atë”.

Nuk është hera e parë që Pine ka qenë në telashe me komisionin kushtetues të bordit të deputetëve. Në maj 2016, gjatë një takimi të bordit me seksionin ndërkombëtar ata zbuluan se ajo kishte kryer shkelje të shumta të kodit të sjelljes pas shakave se Ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallström ishte “shumë i vjetër për t’u përdhunuar”.

Komisioni vendosi që gjuha e Pines ishte “shumë ofenduese dhe e papërshtatshme”. Ata këshilluan që ajo të raportohej në zonën e saj zgjedhore dhe këmbënguli që ajo të kërkonte falje para anëtarëve të seksionit ndërkombëtar./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne