Islamofobët shpërthejnë një bombë në xhaminë e Minesotës në SHBA

Shoqëria Amerikane Muslimane e Minesotës ka raportuar se dikush ka hedhur një mjet shpërthyes që shkaktoi një zjarr në zyrën e imamit në një xhami afër Mineapolisit.

Shoqëria tha në një deklaratë se zjarrin e shuan adhuruesit në Qendrën Islame Dar Al-Farooq në Blumington. Policia thotë se shpërthimi është raportuar rreth orës 5 të mëngjesit dhe nuk ka pasur lëndime.

Kishte 15 deri në 20 njerëz të mbledhur për namazin e mëngjesit kur ndodhi shpërthimi. Shefi i policisë së Blumingtonin, Jeff Potts thotë se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e shpërthimit.

Asad Zaman, drejtor i shoqërisë, tha për WCCO-TV se një dëshmitar pa një person që qëndronte pranë dritares së zyrës së imamit para shpërthimit, dhe pa gjithashtu një kamion të ikte nga skena. Ai thotë se dritarja e imamit ishte thyer dhe një bombë e vogël u hodh brenda.

Star Tribune raporton se Mohamed Omar, drejtor ekzekutiv i Qendrës Islamike Dar Al-Farooq në Blumington, thotë se qendra herë pas here merr telefonata dhe emaile kërcënuese.

Zaman thotë se organizata po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh për informacione që çojnë drejt një arrestimi dhe dënimi.

Njoftohet se FBI ka marrë në dorë hetimin e ngjarjes.

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne