Islamofobi Alon Ben-Meir sulmon Kosovën dhe Turqinë

Islamofobi Alon Ben-Meir vazhdon me sulmet e tij ndaj Kosovës dhe Turqisë. Këtë herë njëpërmjet një statusi në facebook ai kërkon nga qeveria e Kosovës që të mbajë një natyrë laike të vendit dhe të ndajë shtetin nga feja.

Në mënyrë të veçantë ai e ka sulmuar Kosovën pse ka lejuar dhe po lejon investimet turke që siç thotë ai po bëhen vetëm në xhami dhe institucione me qëllim ndikimin në vend, por ai harron dhjetra investimet turke në Kosovë si në shëndetësi, infrastrukturë, arsim e shumë fusha të tjera.

Islamofobit Ben Meir sigurisht që nuk i dhimbset kosova, pasi deri më sot nuk ka shkruar anjë rrjesht kundër okubatorit serb, apo kishave katolike në Kosovë, por atë e shqetëson mardhënia shumë e mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe dy popujve vëllezër muslimanë.

Alon Ben-Meir shkruan se Erdogan po e përdor fenë si mjet për të manipuluar axhendën e tij islamike, e cila është kundër orientimin perëndimor të publikut të Kosovës, e nga ana tjetër ai harron se vetë po e përdor facebook-un si mjet për të propaganduar dhe rritur islamofobinë, veçanërisht kundër shqiptarëve dhe turqëve.

Statusi i Alon Ben-Meir në facebook:

“Qeveria e Kosovës duhet të mbajë natyrën laike të vendit dhe të insistoj në ndarjen midis “shtetit dhe kishës”. Turqia në veçanti nuk e ka bërë në mënyrë sekrete dëshirën e saj për të ndikuar shumë në fjalët politike në Kosovë që qeveria e re nuk duhet të lejojë. Ankaraja duhet të parandalohet nga ndërtimi i më shumë xhamive dhe institucioneve të tjera fetare, & Prishtina duhet të kundërshtojë Islamizimi e vendit. Erdogan po e përdor fenë si mjet për të manipuluar axhendën e tij islamike, e cila është kundër orientimin perëndimor të publikut të Kosovës.
Qeveria e re e Kosovës duhet të zhvillojë marrëdhënie tregtare dhe miqësore me të gjithë fqinjët e saj, por të kufizojë ndikimin e fuqive të mëdha si Rusia, Kina, & Turqia, pranitë e të cilit në Kosovë po rriten në mënyrë të eksponencialisht dhe janë mësuar të shërbejnë vetëm interesat e tyre.”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne