Presidenti Erdogan viziton Komandën Operative të Forcave Tokësore në Sanliurfa

Avioni presidencial turk zbriti në Aeroportin “GAP”. Prej atje, Erdogani dhe delegacioni shoqërues kaluan në Komandën e Brigadës 20. të Blinduar.

Pasi përshëndeti ushtarët me mision në këtë komandë, kreu i shtetit turk u informua nga komandantët lidhur me operacionin “Burimi i Paqes”.

Gjatë qëndrimit në Sanliurfa, ku ai vizitoi gjithashtu Prefekturën e Rrethit dhe të plagosurit nga sulmi i organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Tell-Abyad – të cilët kurohen në Spitalin Shtetëror të Akçakalasë, Presidenti Erdogan shoqërohej nga ministri i Punëve të Brendshme – Suleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare – Hulusi Akar, shefi Shtabit të Përgjithshëm – gjeneralarmate Yayar Guler, komandantët e forcave, nënkryetari i AK Partisë – Mahir Unal, zëdhënësi i AK Partisë – Omer Çelik, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) – Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës – Fahrettin Altun dhe prefekti i Rrethit Sanliurfa – Abdullah Erim./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne