Islamofobi Blerim Latifi kundërshton faljen e besimtarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Xhamitë kanë filluar të hapen në shumicën e vendeve por jo në Prishtine. Pas thirrjeve dhe peticioneve që muslimanët kanë bërë por që kanë rënë në vesh të shurdhër, besimtaret kanë vendosur të falen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ata kanë zbatuar distancën dhe kanë kryer ritualin e tyre fetar, por kjo gje ka shkaktuar debat tek ksenofobët prej te cilëve ishte Blerim Latifi që komentoj veprimin e besimtarëve musliman.

Islamofobi Latifi me gjuhën e tij raciste sulmoj besimtarët  dhe në një farë mënyre po shkel të drejtat themelore që u jep kushtetuta duke thënë që këta kanë dalë për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët.

Nuk duhet harruar se nuk është figura e vetme publike që sulmon muslimanët dhe i diskriminon ato duke nxitur vit pas viti rritjen e islamofobis.

Ja statusi i Blerim Latifit në facebook:

“Erdogan njoftoi dje se për shkak të pandemisë Turqia do të futet në izolim të plotë duke filluar që nga data 23 maj, deri pas përfundimit të ditëve të festës së Bajramit. Ndërkaq, në Kosovë, ka filluar presioni për të lejuar që ritualet masive të Bajramit të kryhen në sheshe. Qëllimi dihet: për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët. Ka 100 vjet që Serbia kërkon ta bindë botën pikërisht për këtë”./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne