Islamofobja Evi Kokalari kërkon mbylljen e xhamive dhe ndalimin e faljes në shesh

Islamofobja Evi Kokalari ka shpërthyer sërish me një deklaratë të mbushur me gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit mysliman në Shqipëri. Në një reagim publik, ajo ka kërkuar mbylljen e xhamive që sipas saj “përhapin propagandë anti-shqiptare”, ndalimin me ligj të perçeve, si dhe ndalimin e faljes në sheshin “Skënderbej”.

Kokalari është shprehur se “Shqipëria po kalon fazën e dytë të islamizimit të saj” dhe se “ka ardhur koha t’i jepet fund këtij kanceri që për 500 vjet na ka shkatërruar si komb”. Sipas saj, shteti duhet të marrë masa për të mbyllur xhamitë që nuk përputhen me “vlerat kombëtare” dhe për të ndaluar çdo formë të lutjeve publike që “cenojnë simbolin e Gjergj Kastriotit”.

Ajo shton se “Shqipëria ka qenë pjesë e civilizimit perëndimor dhe atij civilizimi do t’i kthehet, duan apo s’duan xhihadistët”.

Këto deklarata, që bien ndesh me frymën e tolerancës fetare që ka karakterizuar gjithmonë popullin shqiptar, janë cilësuar nga shumë qytetarë dhe figura publike si islamofobike, përçarëse dhe të rrezikshme për kohezionin shoqëror.

Në vend që të nxisë dialog dhe bashkëjetesë, Kokalari vijon të shpërndajë urrejtje ndaj një komuniteti të tërë, duke u rreshtuar hapur me retorika të skajshme që kujtojnë frymën e ekstremizmit ideologjik të djathtë në Europë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq