Islamofobja Evi Kokalari quan muslimanët shqiptarë të denigruar

Evi Kokalari që erdhi në Shqipëri nga SHBA për të shpëtuar PD, por që nuk solli asgjë në politike përveç përçarjes ka vendosur që ti veshë dështimet e veta muslimanëve shqiptarë.

Për të qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, Evi Kokalari ka nisur të sulmojë muslimanët duke i quajtur të denigruar.

Islamofobja Kokalari përmes një statusi në Facebook, pasi i zgjidhi hallet e politikës, ka dhënë opinion edhe për çështjen e stisur ndaj mjekut Besnik Hasi, duke e quajtur si prototip të radikalizmit musliman në Shqipëri, që do të sjellë degradinin e gruas, shoqërisë shqiptare dhe muslimanëve shqiptarë.

Pa asnjë lloj informacioni mbi çeshtjen në fjalë, islamofobia Kokalari thotë se muslimanët do të sjellin shumë përçarje mes shqiptarëve në 30 vitet e ardhshme.

Mjeku Dervish Hasi është prototipi i radikalizmit musluman në Shqipëri.

Në 32 vjetet e fundit, ajo çfarë shoh të jetë përhapur në Shqipëri, është influenca e vellazërisë muslimane, e cila sjell me vete një denigrim te gruas, pedofiline, urrejtjen ndaj “infideleve”, dhe si pasoje denigrimin e shoqerise.

Keta nuk jane muslumanet me te cilet jemi rritur ne, as muslimanët qe mbrojten dhe shpetuan hebrenjte gjate luftes se dyte boterore.

Kjo rryme do sjelle shume percarje mes shqiptareve ne 30 vitet e ardhshme, nese nuk e ndalojme.

Kjo eshte nje teme qe duhet hapur pa frike se do sulmohemi. Kjo eshte nje teme qe duhet diskutuar nga te gjithe shqiptaret, pavaresisht besimit fetar qe i takoni, sepse ne fund te fundit, nje radikalizem i ketij niveli i ben dem te gjithe kombit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne