Islanda projektligj kundër synetllëkut, zemërohen komunitetet fetare

Liderët fetarë kanë reaguar me zemërim ndaj një projektligji të propozuar nga deputetët në Islandë, me anë të të cilit pritet që të penalizohet syneti tek meshkujt.

Sipas mediave të huaja,  projektligji propozon një burgim gjashtëvjeçar për këdo që shpallet fajtor për “heqjen e organeve seksuale tërësisht ose pjesërisht”.

Ndërkohë, Salmann Tamimi, president i Shoqatës Muslimane të Islandës, e ka përshkruar propozimin si një “sulm ndaj fesë”.

Siç shkruajnë mediat, syneti te femrat ka qenë i paligjshëm në Islandë që nga viti 2005, por aktualisht nuk ka ligje për të rregulluar praktikën kundër djemve.

Duke përshkruar synetin si një “shkelje” të të drejtave të të rinjve, ligji thotë se e vetmja kohë që duhet të konsiderohet një gjë e tillë është për “shkaqe shëndetësore”.

Ndërkaq, siç thuhet më tej, të rinjve do t’u jepet mundësia të vendosin për veten e tyre pasi të kenë arritur moshën e pjekurisë.

Syneti i meshkujve është një nga procedurat kirurgjikale më të zakonshme në botë, me një studim të kohëve të fundit që vlerëson se rreth 38 për qind e meshkujve në mbarë botën kanë kaluar këtë procedurë.

Sipas të njëjtit studim, rreth gjysma e synetive kryhen për arsye fetare ose kulturore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne