Militaristët dominojnë Konferencën e Sigurisë në Munih

Që nga themelimi i saj në vitin 1963, Konferenca e Sigurisë në Munih nuk ka parë një qasje të tillë kaq militariste që dominoi ngjarjen vjetore këtë vit.

“Trumpistët”, të udhëhequr nga zëvendëspresidenti i SHBA Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis, Senatori Republikan John McCain, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Lieberman dhe Ministri i Jashtëm Saudit Adel al-Xhubeir e kthyen Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila përfundoi të dielën, në një fushatë propagandistike për të justifikuar qëllimet e tyre luftënxitëse. Kjo qasje synonte të sillte NATO-n në lojë dhe ta kthente aleancën në një vegël ushtarake të Trumpit kundër Iranit dhe Rusisë. Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger i tha medias gjermane: “Që nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik, ne nuk kemi parë një kërcënim kaq të madh për konfrontim ushtarak mes superfuqive”. Ndërkohë, një sondazh, i cili u botua nga një institut gjerman në vitin 2018, tregon se mbi 70 për qind e gjermanëve e konsiderojnë SHBA nën Trump së bashku me grupin terrorist ISIS, si kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë globale. Propaganda e zhvilluar nga ‘Trumpistët’ në Konferencën e Sigurisë së Munihut për të etiketuar Iranin si një mbështetës i terrorizmit duket qesharake. Kjo për shkak se Republika Islamike ka qenë në ballë të luftës kundër terroristëve në Irak dhe Siri. Sidoqoftë, organizimi i një fushate të tillë në konferencën më të madhe të sigurisë në botë, ku morën pjesë qindra ekspertë dhe disa drejtues botërorë dhe zyrtarë të lartë, duhet të merret parasysh.

Ndërkohë, liderët evropianë që kanë miratuar një politikë racionale për të parandaluar tensionet e mëtejshme dhe po ndjekin gjithashtu qasje paqësore për të zgjidhur konfliktet anembanë globit, këmbëngulën që NATO të mos përdoret si vegël ushtarake e presidentit amerikan. Po ashtu, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen bëri thirrje për promovimin e paqes për të zgjidhur konfliktet globale. Për më tepër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi që Evropa të miratojë një qasje tjetër nga ajo e SHBA-ve në trajtimin e konflikteve globale. Në përgjithësi, duket se Evropa do të përballet me ditë të vështira në të ardhmen. Kjo është për shkak se do të duhet të reagojë më fuqishëm ndaj politikave të luftënxitëse të ‘Trumpistëve’ dhe aleatëve të tyre. Mbetet për t’u parë nëse Evropa në fund të fundit do të jetë në gjendje të parandalojë që NATO të hyjë në fushën e lojës ushtarake të Trump. Në fjalën e tij në Munih, ministri i Jashtëm iranian, z. Zarif theksoi: “Për shumë kohë, fuqitë ushtarake kanë pasur strategji të shumta për të fituar luftëra. Dhe për një kohë të gjatë, ata kanë injoruar ndonjë strategji për të fituar paqen. Për shumë kohë, fuqitë e mëdha dhe aleatët e tyre rajonalë kanë bërë zgjedhje të gabuara në rajonin tonë dhe më pas kanë fajësuar të tjerët, veçanërisht Iranin, për pasojat e gabimeve strategjike të tyre”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne