Plani i ri i OKB për paqe drejt Jemenit

Organizata e Kombeve të Bashkuara në ditët e ardhshme do ta dërgojë përfaqësuesin special të saj në Jemen për të biseduar me krerët e lëvizjes Ansarullah në Sana në lidhje me paqen në Jemen.

Mu’in Sharim, diplomati palestinez i cili më parë ka qenë anëtar i delegacionit përfaqësues të OKB në Libi, është emëruar përfaqësues special i ri i OKB për çështje të Jemenit. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet politike në Jemen në lidhje me planin e ri të paqes të paraqitur nga OKB kanë thënë se në ditët e ardhshme ekziston mundësia që Mu’in Sharim të vizitojë Jemenin. Plani i ri i OKB për paqe në Jemen përfshinë pjesëmarrjen e lëvizjes Ansarullah në qeverinë e ardhshme të pajtimit kombëtar në Jemen në shkëmbim të dorëzimit të raketave balistike te një palë e paanshme. Propozimi për dërgimin e një delegacioni të OKB në Sana është bërë nga Amerika, Franca, Anglia dhe Rusia në kohën kur Amerika dhe aleatet e saj po përgatiten për një sulm të madh kundër Sana dhe porteve të Hudejdas në brigjet e Detit të Kuq. Njëkohësisht me këtë një funksionar i lëvizjes Ansarullah ka deklaruar se kjo lëvizje mirëpret çfarëdo lloj përpjekje për ndërprerjen e agresionit ushtarak kundër Jemenit dhe për arritjen e një rrugëzgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të Jemenit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne