Bota

Turqia: Marrëdhëniet me SHBA në varësi të çështjes kurde dhe Gulen

Turqia pretendon se ka imponuar kërkesat e veta në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu normalizimi i raporteve do të kushtëzohet nga mbajtja e premtimeve nga SHBA.

“Mund të thoni se u kemi dhënë një shans të ri raporteve bilaterale”, tha ai gjatë një diskutimi me gazetarët në Konferencën e Mynihut.  Sipas tij është rënë dakord për krijimin e dy mekanizmave gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Tillerson gjatë vizitës së tij në Turqi. Sipas Çavushoglu, një pjesë e këtiyre mekanizmave do të përqendrohet në pritmëritë e Ankarasë për çështjen e Fetullah Gulen, që për Turqinë qëndron pas grushtit të shtetit të vitit 2016.

Pjesa tjetër do të përqendrohet me mbështetjen që SHBA u jep klurdëve peshmerga në Siri. Sipas ministrit turk, Ankaraja pret që ushtri kurde të largohet nga Manbij duke shtuar se ka nevojë për koordinim për administrimin e qyteteve që po lirohen. Ministri turk nuk ka përmendur Damaskun zyrtar në territorin e të cilit po vepron prej kohësh, duke hedhur sërish në tryezë idenë e një ndarjeje apo administrimi ndërkombëtar në hapësira të një shteti që vazhdon të përfaqësohet në OKB.

http://www.hurriyetdailynews.com/normalizing-turkey-us-ties-depends-on-u…

Këto deklarime dhe qëndrime të Turqisë dhe SHBA-së nuk kanë kaluar pa pasoja. Sot njoftohet se ushtria siriane ka arritur një marrëveshje me kurdët për të hyrë në Afrin, rajoni ku Turqia po kryen operacionin “Dega e ullirit”. Ky është një kurs që duket se vendos në ballafaqim Assadin me Erdogan, që kanë një histori të gjatë armiqësie.

http://www.hurriyetdailynews.com/assad-forces-to-enter-afrin-in-hours-sy…

OPINIONE

INTERVISTA