Ka lezet, parlamentit të Katolonisë i shtohet edhe një deputete myslimane me shami

Muajin e kaluar një muslimane është zgjedhur të jetë pjesë e Parlamentit të Katolonisë. Najat Driouech së bashku me dy muslimanë të tjerë janë përfaqësues të asamblesë prej 135 deputetësh.

Ajo ishte e 10-ta në listën partisë Republikane pro pavarësisë, e cila ka 32 deputetë të zgjedhur.

Driouech ka punuar mbi 17 vite si konsulente për integrim në Masnou, afër Barcelonës. Ajo ka thënë:”Qëllimi im nuk është të jem gruaja e parë muslimane e parlamentit, por të jem e para e shumicës së femrave”.

Ajo ka emigruar nga Maroku në Spanjë në moshën 9 vjeçare. Ajo tha për BBC se e ka ndier diskriminimin çdo ditë. “Kur je e vogël dhe flet gjuhën Kataljane dhe Spanjolle, njerëzit thonë “sa e ëmbël”. Por kur rritesh, e fillon të flasësh dhe të debatosh gjëra, kjo nuk pritet mirë. Ti je bërë një rival”.

Për momentin në Katoloni jetojnë më shumë se 500,000 mijë Muslimanë, duke bërë 6.8% të popullsisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne