ITALI – Iohannis: Zgjerojeni unionin me Ballkanin Perëndimor

FIRENCE, 3 maj – Duhet të vazhdojmë me zgjerimin e Bashkimit Europian, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor po presin që të pranohen, deklaroi sot presidenti rumun, Klaus Iohannis, gjatë fjalimit të tij në konferencën paneuropiane ”The Stateof the Union” që po zhvillohet në Firence.
“Duhet ta bëjmë unionin tonë jo vetëm më të madh, por edhe më të fortë. Dhe, kur them më të fortë nuk kam parasysh vetëm një ekonomi më të fortë, por kam parasysh përmirësimin e sigurisë, thjeshtëzimin e procedurave për qytetarët europianë dhe integrimin për një Europë më të mirë”, theksoi ai.
”Zgjerimi me Rumaninë ishte një hap i rëndësishëm për vendin tim gjatë dekadave të fundit. Valët e fundit të zgjerimit jo vetëm përmirësuan situatën pr vendet e reja anëtare, por ky zgjerim ndikoi pozitivisht edhe për unionin, për Europën e Vjetër”, përfundoi presidenti rumun, Klaus Iohannis, gjatë fjalimit të tij në konferencën paneuropiane ”The State of the Union” që po zhvillohet në Firence.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne