Itali – “Uffizi” i kërkon Gjermanisë rikthimin e një pikture të vjedhur nga nazistët në vitin 1943

Eike Schmidt, president i Galerisë së Arteve “Uffizi” në Firence, ka deklaruar se vepra e quajtur “Vazo me Lule” (Vaso con Fiori), e cila mban firmën e piktorit holandez Jan van Huysum dhe është ekspozuar për herë të parë në Firence, në vitin 1824, duhet të rikthehet nga Gjermania në kuadër të “përgjegjësisë morale”.

Kurse familja gjermane që është pronarja aktuale e pikturës në fjalë, kërkon dëmshpërblim në rast se vepra i kthehet Italisë. Por Galeria e Arteve “Uffizi” refuzon të bëjë çfarëdo pagese.

Gjermania po ashtu nuk ndërhyn në këtë çështje për shkak të kufizimeve që janë vendosur për krimet mbi 30-vjeçare.

“Pikërisht për këtë arsye nuk mbyllen plagët e hapura nga terrori i nazistëve në Luftën II Botërore”, ka shkruar Eike Schmidt në një komunikatë të publikuar në uebfaqen e galerisë në fjalë.

“Uffizi” thekson se tabloja është blerë në fillim të shekullit 19. nga Duka i Madh i Toskanës, Leopoldi II.

Përpjekjet për të rikthyer në Itali tablonë “Vazo me Lule” të mjeshtrit Van Huysum qëndruan në rend të ditës për një kohë të gjatë edhe pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1991, por pa rezultat./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne