Kërkohet dënim me vdekje për 5 të pandehur në vrasjen Khashoggi

Sipas deklaratës së prokurorisë publike saudite, deklaratë që është publikuar edhe nga agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), 11 të pandehurit e dosjes Khashoggi të enjten dolën për herë të parë përpara trupit gjykues bashkë me avokatët e tyre.

Të pandehurit, pasi dëgjuan aktakuzës, kërkuan nga trupi gjykues një kopje të saj dhe kohë shtesë për të përgatitur mbrojtjen. Kurse Gjykata e shtyu seancën për një datë të mëvonshme për të vazhduar me hetimet e nevojshme, vijon komunikata.

Zyra e prokurorit në deklaratën në fjalë bën të ditur se i ka kërkuar Gjykatës që në lidhje me 11 të pandehurit të veprojë sipas dispozitave të Sheriatit, duke përfshirë këtu edhe kërkesën për dënimin me varje të 5 të pandehurve.

Gjithashtu Prokuroria saudite thotë se prokurorisë turke i ka dërguar më parë dy kërkesa me shkrim, ku i kërkon të gjitha provat që disponon Turqia në lidhje me rastin.

Prokuroria e Arabisë Saudite, në deklaratën që kishte bërë më 15 nëntor në lidhje me vrasjen Khashoggi, nga 21 të dyshuar, kishte ngritur akuza kundër 11 personave dhe për 5 prej tyre kishte kërkuar dënim me vdekje.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte vrarë brutalisht më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai kishte shkuar për të marrë një certifikatë që i duhej për të lidhur martesë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne