Përpjekjet për të vrarë Assadin dhe negociatat izraelite

Sipas një zyrtari anonim, të cituar me bollëk në shtypin izraelit, gjenerali Aviv Koçavi (drejtori i inteligjencës ushtarake nga viti 2010 deri në 2014 dhe me vone shef i shtabit Tsahal ) ndoshta kishte organizuar disa përpjekje për të vrarë presidentin e zgjedhur sirian, Bashar al-Assad.

Gjenerali Koçavi mendonte se nëse Assad eliminohej, atëherë Tsahal mund të pushtonte Sirinë dhe të shkatërronte bazat iraniane atje.

Përkundrazi, sipas të njëjtit zyrtar që nuk dëshiron të emërohet, drejtori i Mossad , Yossi Cohen, do të mundohej të negocionte me Republikën Arabe të Sirisë, duke marrë parasysh se nëse Republika do të binte, kjo do të gjeneronte kaos në rajon./ voltairenet.org/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne