Italia 50 milion euro për Tunizinë dhe zero euro për Edvinin

NGA: GJERGJI THANASI

Pas gjestit të pështirë propagandistik të dërgimit të mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë në Itali me shpenzimet e Qeverisë Edvin, besoj se fshihet dicka e madhe. Konkretisht: Italia në vështirësi të mëdha ekonomike për shkak të Koronavirusit dhe braktisjes nga aleatët evropianë, gjithsesi gjen fonde për të ndihmuar Tunizinë me një shumë prej 50 milion eurosh, që do t’i kalojnë Bankës Qëndrore të Tunizisë (banka e niveli të parë). Këto euro do përdoren nga banka tuniziane për të mbështetur ndërrmarrjet në vështirësi nga pandemia e koronavirusit, si edhe për të zbutur ndikimin shoqëroro-ekonomik të pandemisë në shoqërinë tuniziane. Pala italiane madje premton, që ky është vetëm hapi i parë në këtë drejtim. Lihet të kuptohet, që në të ardhmen Italia do t’i akordojë Tunizisë të tjera miliona euro.

Ky i mësipërmi nuk është lajm i rremë, sepse Ambasada Italiane në Tunizi me krenari e publikon këtë lajm në faqen e saj në Internet. Është një konfirmim zyrtar i kësaj ambasade për lëvrimin e 50 milion eurove nga pala italiane për qeverinë tuniziane. Për hollësi shikoni foton e faqes zyrtare në internet të Ambasadës Italiane në Tunizi.

Po Shqipëria e mjerë?!??!?!

Për Shqipërinë e mjerë pala italiane (jo nga kurrnacëria) do të japë ZERRO euro. Italianët shprehen se momentalisht Italia nuk do t’i dërgojë asnjë euro palës shqiptare, sepse i ndruhet një keqmenaxhimi nga pala shqiptare të ndihmës monetare italiane. Publikisht sfidoj Ambasadën Italiane në Tiranë ta përgënjeshtrojë këtë shkrim duke publikuar edhe shifrën e saktë, që Qeveria Italiane ka caktuar, apo do të caktojë në një të ardhme të afërt si ndihmë për Qeverinë Shqiptare. Ftoj drejtorinë e agjitacion-propagandës së rilindaxhinjve ta përgënjeshtrojnë këtë shkrimin tim me fakte dhe me shifra dmth sa miliona euro do t’i japë ndihmë Italia Shqipërisë. Mbetem në pritje të ankthshme të përgënjeshtrimeve nga Ambasada Italiane apo nga Rilindja shqiptare!/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne