Paloka: Prioritet i Ramës koncesionet dhe PPP korruptive. Shqipëria në prag të katastrofës ekonomike sepse…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se kanë prioritet “tenderat, koncesionet dhe PPP-të korruptive”.

Me një shënim në rrjetet sociale, ndërsa citon KLSH-në, Paloka thotë se me paratë qe “kanë vjedhur vetëm në vitin e fundit, sot asnjë shqiptar nuk do të vuante për bukë”.

Sipas nënkryetarit të PD-së, Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

Postimi i plotë:

Taulant Balla nuk ka sesi ta pranojë propozimin e Lulzim Bashës dhe Opozitës, për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe biznesin. Prioritet i Ballës dhe Ramës janë tenderat, koncesionet dhe PPP korruptive, sepse vetëm ashtu mbushin xhepat e tyre.

Mjafton një analizë e thjeshtë:

– Me paratë që i janë dhënë mikut trafikant të Taulant Ballës, plot 15 milion euro, sot mund të paguheshin pagat për 70 mijë punonjësit e call centers dhe fasonerive,

– Me paratë që i janë dhënë 10 oligarkëve, miq të Edi Ramës, për 10 PPP e koncesione korruptive, sot do mbuloheshin shpenzimet për jetesë për 300 mijë familje shqiptare.

– Me paratë qe kanë vjedhur vetëm në vitin e fundit, sipas KLSH, sot asnjë shqiptar nuk do të vuante për bukë, asnjë biznes nuk do të rrezikonte falimentin dhe asnjë familje nuk do të ishte nëpër cadra apo shtëpi të dëmtuara, sepse nuk marrin dot bonus qiraje.

– Me 8 milion euro që ka marrë Vilma Nushi vitin e shkuar, sot nuk do të kishim stafet mjekesore të rrezikuara, sepse skanë veshjet e nevojshme e s’do të kishim mungesë testesh për të identifikuar të prekurit me koronavirus.

Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive. Boll me propagandë! Kthejuni shqiptarëve ato që i keni vjedhur! Dalin dhe teprojnë për të përballuar krizën!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne