Italia kërcënon për emigrantët

Italia ka kërcënuar se do të mbyllë kufijtë e saj për emigrantët. Me arsyetimin se vendet e tjera të BE-së po tregohen indiferente nga krizës së azil-kërkuesve, Italia ka kërcënuar se do të bllokojë portet e saj në jug të vendit dhe se nuk do të lejojë më ankorimin e barkave që mbajnë emigrantët që vijnë nga shtetet afrikane.

Kryeministri Paolo Xhentiloni deklaroi se fundmi se duhet të ketë një ndarje të barabartë të përgjegjësive në kuadër të menaxhimit të situatës, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë Italia do të marrë masa. Qeveria italiane ka kërcënuar se do të mbyllë portet në brigjet e saj jugore për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që vijnë nga Afrika, ndërsa shkak për këtë sipas Romës zyrtare do të jetë indiferenca që po tregojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian ndaj fenomenit. Paralajmërimi i parë erdhi nga kryeministri Paolo Xhentiloni, i cili deklaroi se nuk ka një ndarje të barabartë të përgjegjësive në menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve dhe se shtetet e Bashkimit Evropian nuk po pranojnë që t’i dëgjojnë shqetësimet e Italisë. Gjithashtu, përfaqësuesi i Italisë në BE, Maurizio Massari, e ka cilësuar situatën të paqëndryeshme duke shtuar se është mjaft e nevojshme që të ketë një reagim të përbashkët. Italia ka qenë padyshim një nga vendet më të prekura nga kriza e azil-kërkuesve së bashku me Greqinë. Vetëm gjatë këtij viti, në brigjet italiane kanë mbërritur më shumë se 73.000 emigrantë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne