Qindra protestues në qytetin Lucca të Italisë, janë përleshur me policinë italiane, derisa protestonin kudër mbajtjes së Samitit të ministrave të jashtëm të G7-ës.
Siç raporton Associated Press, protestuesit u ndalën pranë mureve të qytetit mesjetar toskan, ku u përballën me kordonin policor. Ata kanë hedhur parulla kundër politikave luftënxitëse të SHBA dhe ndaj politikave të administratës amerikane ndaj mbrojtjes së klimës. Nuk është njoftuar nëse në përleshje ka pasur të lënduar nga protestuesit, apo policia. Ministrat e jashtëm të vendeve më të industrializuara janë takuar në Samitin e G7-ës në veri të Italisë, ku do diskutohet për terrorizmin, Sirinë dhe sigurinë globale. Takimi dy-ditor që mbahet që qytetin bregdetar të Toskanës, vjen pas sulmeve amerikane kundër Sirisë dhe në kohën e rritjes së tensioneve te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në Azi ndaj Koresë së Veriut./ PT