Ithaka, ishulli i Odhisese me qeleshe

Nga Petro Prodani

Kur nje pretendim etniko-historik mbeshtetet ne nje lloj kapele qe gjendet e perhapur ne shume vende te Botes …

Studjuesit nuk bien dakord mbi vertetesine e ‘Luftes se Trojes’. As per egzistencen e personazheve te permendura ne poemat e Homerit. Nje grup thote se kemi te bejme me kryevepra mitologjike qe kishin pak lidhje me realitetin. Te tjere thone se vargjet e rapsodit te verber perbejne prova te padiskutueshme shkencore. Midis debateve mbi kete teme shfaqet dhe Ithaka, ishulli i Odhisese se zgjuar dhe hileqar. Ne shkrime te ndryshme, ai konsiderohej si njeriu me i mencur mbas dy Perendive, Zeusit dhe Athines.

Legjendat thone se pavaresisht se ishte i vdekshem, ai kishte lidhje gjaku me Perendite. I jati i tij quhej Laert; e jema Antiklea. Gojedhenat te kthyera ne shkrime antike thone se Odhisea kishte dhjetra femije.  Me Penelopin, e cila ishte kusherira e dyte e Helenes se famshme te Trojes, kishte dy djem; Telemakun dhe Poliporthes,  Me magjistaren Circe, me nimfen Kalipso, me mbretereshen Kalidhiki, dhe femra te tjera, ai kishte patur shume djem te tjere. Disa prej tyre ishin: Telegonus, Ardeas, Latinus, Nausinos, Polipoetes, dhe lista vazhdon …

Hipoteza te ndryshme thone se femijet e tij u shperndane ne shume vende te Mesdheut. Disa pasardhes te Odhisese krijuan qytete dhe civilizime helene/greke. Por le te kthehemi tek ishulli i vogel qe nxorri nje personazh kaq te degjuar.

Ku ndodhej ai ?
As per kete kerkuesit nuk bien dakord.  Pavaresisht diskutimeve pasionante, sot egziston nje ishull i vogel qe quhet Ithaka/Ithaki dhe qe shume njeres e konsiderojne si ishullin origjinal te Odhisese te zgjuar. Ai eshte i pozicionuar ne Detin Jon, midis ishullit te Kefalonjase dhe Greqise kontinentale. 

Gjate historise se tij mijeravjecare, ishulli ka qene nen kontrollin e fiseve, farave, qytet-shteteve, perandorive dhe shteteve te degjuara te kohes. 

Nje periudhe e dokumentuar relativisht mire eshte ajo e kontrollit te ishujve joniane dhe te Epirit nga familja Toko/Tocco, (1357- 1479). E them kete sepse aty per here te pare permenden dhe Albanasit si elemente perberes te situates ne terren. Per mire apo per keq, ata shfaqen nder etnite e tjera, (gjermanike, latine, greke, vllahe, serbe, etj), qe luftonin per kontrollin e hapesirave ne diskutim. Me se shumti ata ishin mercenare, por kjo eshte nje teme tjeter diskutimi.

Nga ana tjeter, vete emblemat familjare te gjeneratave Toko tregojne se sa te komplikuara dhe nderlidhura ishin raportet e familjeve drejtuese te kohes dhe si kishin ndryshuar ato gjate viteve.

Pavaresisht historise se trazuar, kultura helenike ka mbijetuar ne te gjithe ishujt Ioniane, perfshi edhe ne Itaken e vogel e cila ju bashkua Greqise moderne ne vitin 1864. Vitet e fundit, disa historiane shqiptare, dhe shume pasues te tyre, kane ‘zbuluar’ qe banoret antike te ishujve te lartpermendur, ishin shqiptare. 

Argumenti i tyre kryesor eshte qeleshja ! 

Odhisea mbante qeleshe – insistojne ata – dhe kjo e ben ate shqiptar.Lind pyetja: Cfare tregon historia e dokumentuar e Ithakes ? Duke anashkaluar emrat e figurave politike qe kane lindur ne ishullin legjendar, po perqendrohen tek njerzit e thjeshte; ne ata qe jane me konservatoret ne mbrojtjen e traditave te te pareve. Nje kerkim i shpejte ne dokumentat e emigrimit tregon se personat qe kane emigruar nga Ithaka per ne vende te ndryshme te Botes vete-deklarohen greke. 

Midis tyre ka mbiemra qe jane perdorur, ose vazhdojne te perdoren, edhe nga familje qe jetojne ne Shqiperi. Si per shemull: Barkas, Belos, Dukas, Karanxis, Kauris, Kokoshis, Komninos, Metaksas, Musa, Muzakis, Pepos, Vlahos, etj.  Akoma me domethenese; Ithakasit perdorin dhe emrat e heleneve/grekeve te lashte si: 

Androniki, Eleni, Penelopi, etj.

Aristotelis, Dionisios, Dhimostenis, Epaminondas, Hipoktates, Telemahos, Themistoklis, etj.

Me poshte tregohet nje dokument i hyrjes ne USA ne vitin 1940 i Epaminondas Komninos. Mbase ai ishte nje pinjoll i larget i Dinastise Bizantine Komneni, simbolin e te ciles e trasheguan dhe Tokot e permendur me siper.

Nje grimce historike, Epaminondas ishte nje udheheqes ushtarak i Thebes, (Sot Thiva prane Athines), i cili 2400 vite me pare udhehoqi bashkeqytetaret e tij ne nje revolte triumfuese kunder dominimit Spartan. Me sa di une, ky emer eshte perdorur edhe ne Shqiperi, kryesisht nga popullatat vllahe. Forma e tij e shkurtuar: Nonda.

Si konkluzion; percaktimi i nje etniciteti bazohet mbi shume faktore. Kufizimi dhe pergjithesimi i qeleshes si element i lashte shqiptar nuk eshte perafrim shkencor thjesht per faktin se ajo eshte perdorur nga shume popullata te Botes. Personalisht mendoj se emrat dhe mbiemrat familjare, emrat e heronjve te perallave/legjendave qe brezat i kane transmetuar gjate shekujve, jane tregues me te forte se nje qeleshe e cila qendron mbi koke dhe jo brenda saj …

Shenim sqarues.

Emblemat e familjes Tocco jane shkeputur nga kjo faqe interneti: https://wappenwiki.org/index.php/House_of_Tocco

/mendoj.me

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne