Ivanov: Kushtetuta nuk më lejon ta dekretoj ligjin e gjuhës shqipe

Pas votimit në parlament të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, përmes faqes së tij në facebook është prononcuar edhe presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov i cili me shumë këmbëngulje thotë se nuk do të nënshkruajë një ligj të tillë pasiqë është antikushtetutes dhe se deputetët nuk paskan dëgjuar rekomandimet e tij. “Fillimisht dua të ju drejtohem të zgjedhurve të parlamentit të Maqedonisë.

Kur e ktheva ligjin për përdorimin e gjuhëve detajisht dhe juridikusht e arsyetova vendimin tim, kërkova nga ju në mënyrë të kujdesshme të shqyrtoni vërejtjet e mia dhe prita të vendosni përgjegjshëm ashtu si thotë rregullorja e parlamentit. Me kujdes kam ndjekur veprimet tuaja në komisionet parlamentare dhe seancat. Mënyra se si për herë të dytë e keni votuar këtë ligj paraqet dhunim të institucionit dhe sulm ndaj demokracisë. Kam pritur se jeni të vetëdijshëm për atë që e bëni dhe pasojat që i sillni shtetit të së drejtës që në të ardhmen mund të dalin nga ky presedan. Keni keqpërdorur flamurin europian për këtë ligj dhe keni shkelur gjitha procedurat ligjore dhe afatet për sjelljen e tij.

Në asnjë moment nuk kam kërkuar konsultime me shkencën dhe ingerencat e institucioneve që mund të thirren për të dhënë mendim për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji për përdorimin e gjuhëve për mënyrën se si është shkruar por edhe votuar do sjellë bllokim total të punës së institucioneve, në kushte të bllokimit të institucioneve sigurisht që do të hap cështjen e ridefinimit të kushtetutës tonë. Ligji për përdorimin e gjuhëve është represiv i cili favorizon vetëm një gjuhë, ky ligj do të sjellë tensione ndëretnike dhe kërcënim për bashkëjeteësë mes etniteteve.

Si president i vendit nuk do lejoj këtë, andaj edhe nuk do e nënshkruaj një ligj të tillë të sjellë në këtë mënyrë, ligj i cili keqpërdor flamurin europian, ligj që nuk është sjellë përmes debateve për amandamentet, ligj i cili është votuar jashtë procedurave dhe antikushtetues. Kushtetuta dhe ndërgjegja nuk më lejon të vë nënshkrim në këtë ligj”, është shprehur mes tjerave presidenti Ivanov.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne