Presidenti Thaçi paralajmëron një vizitë të homologut Macron në Kosovë

Presidenti i Francës, Emannuel Macron, do të vizitojë Kosovën, ndërsa vizita konfirmon edhe njëherë se Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjetit social “Facebook”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është takuar të mërkurën në Paris me Presidentin e Francës, Emannuel Macron.

“Sot, në Pallatin Elysee, pata kënaqësi të pritem nga Presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore. Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij, i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE”, shkruan Thaçi.

Ai shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

“Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ftova Presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj Presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, shkruan Thaçi. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne