Ivanoviç ishte kundër ndarjes së Kosovës

Lideri i ndjerë i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, më 2008 kishte deklaruar se është kundër ndarjes së Kosovës.

Kjo për faktin se, siç thoshte ai, shumica e serbëve jetojnë jashtë veriut të Kosovës.

“Unë edhe më tutje kundërshtoj ndarjen si zgjidhje sepse pjesa shumica e serbëve jetojnë në jug të Ibrit dhe në një situatë të tillë, pozita e tyre do të bëhej praktikisht e paqëndrueshme”, kishte thënë Ivanoviç 8 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (25 shkurt të vitit 2008) për gazetën novisadase “Gradjanski list”..

Ai vlerësoi se situata në të cilën veriu i Kosovës do të ketë një status të veçantë do të zgjas me vite, edhe pse Misioni i Bashkimit Evropian do të “përpiqet vazhdimisht për t’u kthyer në veri të Kosovës”.

Sipas fjalëve të tij, Serbia ende ka shanse që të “ngadalësojë apo të ndalojë plotësisht” njohjet e mëtejme të pavarësisë së Kosovës, por se kjo nuk mund të bëhet duke djegur ambasada dhe pikëkontrolle të UNMIK-ut.

Ai po ashtu kishte thënë se heqja dorë e Serbisë nga rruga evropiane do të ishte “gabim katastrofal”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne