Që prej Luftës së Dytë Botërore dhe deri më tani SHBA-ja ka vrarë më shumë se 20 milionë njerëz në 37 shtete (Pjesa e Tretë)

Leslie Stahl, në një program televiziv me titullin 60 Minuta në vitin 1996 i ka ngritur pyetjen Madeleine Albright, ambasadores së SHBA-së në OKB pyetje se: “Ne kemi dëgjuar se një gjysmë milion fëmijë kanë vdekur. Dua të them, kjo shumë është shumë më e madhe se numri fëmijëve që kanë vdekur në Hiroshimë. Sipas mendimit tuaj, a është e vlefshme? Ndërkohë, Albright është përgjigjur se: “Unë mendoj se kjo është një zgjedhje shumë e vështirë, megjithatë në këndvështrimin tonë e gjithë kjo ia vlen.”

nga James A. Lucas

Kjo është pjesa e tretë dhe e fundit e artikullit në lidhje me ndëryrjet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të SHBA-së në 37 vite të cilat kanë shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve, ku do të paraqesim edhe referencat për të treja pjesët.

Irak

A. Lufta Irak-Iran

Lufta mes Irakut dhe Iranitfilloi në vitin 1980 deri në vitin 1988 dhe sipas Washington Post gjatë kësaj periudhe luftejanë regjistruar rreth 105,000 vdekje të shtetasve irakienë. (1,2)

Sipas Howard Teicher, i cili ka shërbyer si zyrtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, SHBA-ja i dha irakianëve me miliarda dollarë kredi dhe e ka ndihmuar Irakun në mënyra të tjera të ndryshme të tilla si të siguroheshin që Iraku kishte pajisje ushtarake për luftën përfshirë këtu edhearmë biologjike. Kjo rritje e menjëhershme e ndihmës për Irakun erdhi në një moment kur dukej se Irani po e fitonte luftën dhe ishte afruar drejt Basrës. (1) Shtetet e Bashkuara nuk ishin kundërt faktit sesi pasojë e luftës të dyja vendet do të dobësoheshim, megjithatë nuk dukej se dëshironte që njëra nga të dyja palët të fitonte këtë luftë.

B: Lufta SHBA-Irak dhe sanksionet kundër Irakut nga vitit 1990 deri në vitin 2003

Iraku pushtoi Kuvajtin më 2 gusht të vitit 1990 dhe si rezultat Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke i kërkuar Iraku që të tërhiqej.Dhe kështu, katër ditë më vonë Kombet e Bashkuaravendosi sanksione ndërkombëtare.

Iraku kishte arsye të besonte se SHBA-ja nuk do të kundërshtonin pushtimin e Kuvajtit, duke qënë se ambasadori i SHBA-së në atë periudhë në Irak, April Glaspie i kishte thënë Sadam Huseinit se SHBA-ja nuk do të mbante asnjë pozicion përsa i përket mosmarrëveshjes që vendi i tij kishte me Kuvajtin. Kështu që, në këtë mënyrëiu dha dritën jeshile, megjithatë mesa duket se ishte më shumë një kurth.

Si pjesë e strategjisë së marrëdhënieve me publikun për të nxitur publikun amerikan që të jepnin mbështetjen e tyre në lidhje me një sulm kundër Irakut, vajza e ambasadorit të Kuvajtit në SHBA, dëshmoipërpara Kongresit se trupat irakiane po hiqnin prizat në inkubatorë në spitalet e Irakut duke vrarë njerëzit, sigurisht që një gjë e këtillë nuk ishte e vërtetë. (1) një gjë e këtillë kontribuoi në krijimin ë një vale lufte në SHBA.

Sulmi ajror i SHBA-së filloi më 17 janar të vitit 1991 dhe zgjati për 42 ditë. Më 23 shkurt, Presidenti në atë kohë H.W. Bush urdhëroi fillimin e sulmeve në terren tokësor të SHBA-së. Ky sulm i SHBA-sëu krye në mënyrë të këtillë që shkaktoi shumë vrasje të panevojshme të personelit ushtarak të Irakut. Ndërkohë që nga pala amerikane vdiqën vetëm rreth 150 ushtarakë amerikanë në krahasim me rreth 200,000 irakianë që mbetën të vdekur. Disa irakianë u vranë në mënyrë të pamëshirshme në Autostradën e Vdekjes dhe rreth 400 ton uranium i varfëruar u la në atë ambjent publik nga SHBA-ja. (2,3)

Me kalimin e kohës, janë shënuar vdekje të tjera të cilat konsiderohen si vdekje të vonuara për shkak të plagëve, civilëve të vrarë, atyre që u vranë nga efektet e dëmtimit të objekteve të kanalizimeve dhe ujësjellësve të Irakut dhe aspekteve të tjera të infrastrukturës së dëmtuara dhe si rezultat i sanksioneve.

Në vitin 1995, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e lidhur me Kombet e Bashkuaraka bërë me dije se sanksionet e OKB-së kundër Irakut kanë qënë përgjegjës për vdekjen e më shumë se 560,000 fëmijëve që nga viti 1990. (5)

Leslie Stahl, në një program televiziv me titullin 60 Minuta në vitin 1996 i ka ngritur pyetjen Madeleine Albright, ambasadores së SHBA-së në OKB pyetje se:“Ne kemi dëgjuar se një gjysmë milion fëmijë kanë vdekur. Dua të them, kjo shumë është shumë më e madhe se numri fëmijëve që kanë vdekur në Hiroshimë. Sipas mendimit tuaj, a është e vlefshme? Ndërkohë, Albright është përgjigjur se: “Unë mendoj se kjo është një zgjedhje shumë e vështirë, megjithatë në këndvështrimin tonë e gjithë kjo ia vlen.”(4)

Në vitin 1999, UNICEF ka bërë me dije se si rezultat i sanksioneve dhe i luftës me SHBA-në kanë humbur jetën e tyre 5 mijë fëmijë. (6)

Kohëmë vonë,Richard Garfield bëri me dije se nga viti 1990 deri në mars të vitit 1998 numri i vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesë vjeç mendohet të jetë227,000 fëmijë – që do të thotë se është dyfishi i vdekjeve të shënuara gjatë dekadës së mëparshme. Garfield (duke bazuar pjesërisht në rezultatin e përftuar nga një studimi tjetër)vlerësoi se ishte parashikuar se numri i vdekjeve të fëmijëve deri në vitin 2000 do të arrinte deri në 350,000. (7)

Pavarësisht këtyre parashikimeve studimi i Garfield ka kufizime e tij. Shifrat e tij nuk ishin përditësuar përsa i përket vdekjeve të shkaktuara për tre vitet e mbetura të sanksioneve. Gjithashtu, nuk u studiuan dy grup-mosha të tjera të cenueshme: fëmijët e vegjël mbi moshën pesë vjeçare dhe të moshuarit.

Të gjitha këto raporte ishin tregues të konsiderueshëm të numrit masiv të vdekjeve për të cilat Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme që do të ndodhnin.Madje kjo gjë ishte pjesë e strategjisë së SHBA-së për të shkaktuar mjaftueshëm dhimbje dhe terror në mesin e irakenëve për t’i bërë ata që të revoltoheshin gjithnjë e më shumë kundër qeverisë së tyre.

C: Lufta Irak-SHBA filloi në vitin 2003 dhe nuk përfundoi kurrë

Ashtu si përfundimi i Luftës së Ftohtë nxiti Shtetet e Bashkuara që të sulmonin Irakun në vitin 1991, po kështu shërbyen edhe sulmet e 11 shtatorit të vtit 2001 që të hidhnin themelet për fillimin e një iniciative të rë tëSHBA-së për të nisur luftën ende në vazhdim kundër Irakut. ndërkohë në disa luftëra të tjera i kemi mësuar shumë më vonë ër gënjeshtrat që përdoreshin për të na mashtruar në lidhje me justifikimet, disa nga mashtrimet që përdoreshin për të na futur në këtë luftë u bënë të njohura pothuajse aq shpejt sapo ishin treguar. Nuk kishte armë të shkatërrimit në masë, nuk po përpiqeshim të promovonim demokracinë dhe as nuk po përpiqeshim që të shpëtonim popullin iraken nga një diktator.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve irakiane që kanë ardhursi rezultat i luftës amerikane kundër Irakutarrin deri në 654,000 persona, nga të cilat 600,000 i atribuohen akteve të dhunës, sipas kërkuesve të qendrës Johns Hopkins. (1,2)

Meqë këto vdekje janë rezultat i pushtimit të SHBA-së, udhëheqësit tanë duhet të pranojnë përgjegjësinë për këto vdekje.

Lufta Izrael-Palestinë

Në luftën mes Palestinës dhe Izraelit janë shënuat humbje të jetëve nga të dyja palët, numri më i lartë gjithsesi shënohet më së shumti në rradhët e palestinezëve që mendohet të jetë nga 100 mijë deri në 200 mijë persona. SHBA-ja ka qënë një mbështetëse e përhershme e Izraelit, i ka dhënë ndihmë në vlerën e miliarda dollarëve dhe ka mbështetur faktin që Izraeli është një shtet që posedon armë bërthamore.(1,2)

Koreja e Veriut dhe e Jugut

Lufta e Koresë filloi në vitin 1950 kur, sipas administratës së Truman, Koreja e Veriut pushtoi Korenë e Jugut më 25 qershor të atij viti. Megjithatë, që [rej asaj kohe tashmëështë bërë me dije një tjetër shpjegim, i cili pohon se sulmi nga Koreja e Veriut erdhi gjatë një kohe që ekzistonin shumë incursione kufitare nga të dyja palët. Koreja e Jugut inicioi shumicën e konflikteve kufitare me Korenë e Veriut duke filluar nga viti 1948. Qeveria e Koresë së Veriut pretendon se deri në vitin 1949 ushtria e Koresë së Jugut ka kryer 2.617 inkursione të armatosura. Ka qënë veçse një mit që Bashkimi Sovjetik ka urdhëruar Korenë e Veriut për të sulmuar Korenë e Jugut. (1,2)

Shtetet e Bashkuara filluan sulmin para se të miratohej rezoluta e OKB-së, e cila do të mbështeste ndërhyrjen e Amerikës dhe forcaveamerikane ushtarake shtuan edhe më tepër kaosin në luftë duke futur përdorimin e napalmit. (1)

Gjatë luftës,ishte shënuar vdekje në planën koreano-jugore, palën koreanoverior dhe në rradhët e kinezëve. Sipas shifrave që ofrojnë katër burime të ndryshmenumri i vdekjeje të shënuara variojnë nga 1.8 deri në 4.5 milion. (3,4,5,6) Ndërkohë që sipas një burimi tjetër shofra mendohet të jetë gjithsej 4 milionë, megjithatë nuk identifikohet se cilit komb i përkasin viktimat. (7)

John H. Kim, i cili ështënjë veteran i ushtrisë amerikane dhe kryetar i Komitetit të Koresë së Veteranëve për Paqe, ka deklaruar në një artikull ku është shprehur se gjatë Luftës së Koresë “Ushtria Amerikane, Forcat Ajrore dhe Forcat Detare ishin të përfshirë në mënyrë tëdrejtpërdrejtë në vrasjen e rreth tre milionë civilëve –si nga Koreja e Jugut ashtu edhe nga Koreja e Veriut – në shumë vende në të gjithë Korenë e Jugut … Është raportuar se SHBA-ja ka goditur me rreth 650,000 ton bomba, duke përfshirë 43,000 ton bomba napalm gjatë Luftës së Koresë.” Mendohet se ky total shifrash nuk përfshin viktimat kineze .

Një burim tjetër ka deklaruar një total prej rreth 500,000 viktimave, të cilët janë koreanë dhe me shumë mundësi këta kanë qënë vetëm ushtarakë. (8,9)

Laos

Nga viti 1965 deri në vitin 1973 gjatë Luftës së Vietnamit, SHBA-ja ka përdorur më shumëse dy milionë ton bomba në Laos: kjo shifër është shumë më e madhe se sa numri i bombave qëishte hedhur në Luftën e Dytë Botërore nga të dyja palët. Më shumë se një e katërta e popullsisë u detyruan të bëheshin refugjatë. Kjo u quajt më vonë edhe si një “luftë e fshehtë”, pasi ajo ndodhi në të njëjtën kohë me Luftën e Vietnamit, por mori shumëpak vëmendje nga shtypi. Qindra mijëra u vranë. Sipas të vetmit raport për të cilin kam informacion, vlerësimeve tëështë deklaruar se qindra mijëra kanë mbetur të vdekur. Kjo gjëmund të interpretohet se të paktën kanë mbetur të vdekur të paktën rreth 200,000 persona. (1,2,3)

Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Laos filloi shumë më herët. Një luftë civile pati filluar në vitet 1950 kur SHBA-ja rekrutoi një forcë prej 40,000 laotianësh për të kundërshtuar Pathet Laon, një parti politike e majtë që në fund mori nën kontroll vendin në vitin 1975.

Për më tepër shihni pjesën në lidhje me Vietnamin

Nepal

Një numër nga 8,000 deri në 12,000 Nepalesë mendohet të kenë mbetur të vdekur nga shpërthimi i një lufte civile në Nepal në vitin 1996. Shkalla e vdekshmërisë, sipas organizatës Foreign Policy in Focus (Politikës e Jashtme në Fokus), u rrit ndjeshëm me futjen në vend të gati 8,400 armëve amerikane M-16 (950 rpm) dhe këshilltarëve të ardhur nga SHBA-ja. Nepali është i përbërë deri në 85 përqind ka popullësi rurale dhe ka nevojë të madhe për reformën e tokës. Nuk është çudi që 42% e popullsisë së saj jetojnë nën nivelin e varfërisë. (1,2)

Në vitin 2002, pas shpërthimit të një tjetër lufte civile, Presidenti Xhorxh W. Bush shtyu një projekt-ligj përmes Kongresit që të autorizonte ndihma ushtarake ndaj qeverisë së Nepalës në shumë e 20 milionë dollarëve. (3)

Nikaragua

Në vitin 1981, sandinistët rrëzuan qeverinë e Somozës në Nikaragua, (1) dhe deri në vitin 1990 rreth 25,000 nicaraguanë mbetën të vrarë në një luftë të armatosur mes qeverisë sandiniste dhe rebelëve që ishin kundër qeverisë dhe që u formësua nga mbetjet e qeverisë kombëtare të mëparshme të Somozës. Nëvitin 1984, është zbuluar se kundërshtarët e komunistëve (Contras) kishin përdorur i doracakë vrasës. (2,3)

SHBA-ja ka mbështetur regjimin fitimprurës të qeverisë duke ofruar ndihmë të fshehtë ushtarake ndaj Contrasve (guerilas anti-komunistë) duke filluar në nëntor të vitit 1981. Por kur Kongresi zbuloi se CIA kishte mbikëqyrur aktet e sabotimit në Nikaragua pa njoftuar Kongresin, ajo miratoi amendamentin Boland në vitin 1983 i cili e ndalonte CIA-n, Departamentin e Mbrojtjes dhe çdo agjenci tjetër qeveritare që të ofronte ndonjë ndihmë tjetër të fshehtë ushtarake pa marrëmiratimin e Kongresit. (4)

Megjithatë, arritën të gjenin mënyra për të justifikuar në mënyrë të ligjshme këtë ndërhyrje. Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili nuk ishte i përfshirë në mënyrë eksplicite nga ky ligj i miratuar ngriti fonde private dhe të huaja për Contras. Përveç kësaj, armët ishin shitur në Iran dhe të ardhurat e përftuara nga këto shitje u kaluan për tek Contras të angazhuar në kryengritjen kundër qeverisë Sandinista. (5) Më në fund, sandinistët u votuan në detyrë në vitin 1990 nga votuesit të cilët mendonin se një ndryshim në udhëheqje do të zbuste SHBA-në, gjë që shkaktoi mjerimin dhe varfërinëe qytetarisë së Nikaragës nga mbështetja e Contras-it.

Pakistan

Në vitin 1971, Pakistani Perëndimor, një shtet autoritar i mbështetur nga SHBA-ja, pushtoi duke përdorur mënyra brutale Pakistanin Lindor. Lufta përfundoi pasi India, ekonomia e së cilës ishte tronditor si pasojë e pranimit të rreth 10 milionë refugjatëve, pushtoi Pakistanin Lindor (që tani njihet si Bangladesh) dhe mundi forcat perëndimore pakistaneze. (1)

Miliona njerëz vdiqën gjatë kësaj lufte brutale, të cilës ka prej tyre që i referohen si genocid të kryer ndaj këtij populli nga Pakistani Perëndimor. Ky vend ka qenë prej kohësh një aleat i SHBA-së, duke filluar me 411 milionë dollarë për të krijuar forcat e tij të armatosura që shpenzuan 80% të buxhetit të tyre në investimet në ushtri. 15 milionë dollarëu derdhën në Pakistanin Perëndimor gjatë luftës të cilat u përdorën për armatime. (2,3,4)

Tre burime të ndryshmekanë arritur në përfundimet se 3 milionë njerëz kanë mbetur të vdekur nëkëtë luftë dhe (5,2,6) ndërkohë që një burim tjetër vlerëson se numri i të vrarëve ka qënë 1.5 milionë. (3)

Panama

Në dhjetor të vitit 1989 trupat e SHBA-së pushtuan Panamanë, që në pamje të jashtme supozohej se po e bënte për të arrestuar Manuel Noriega, presidentin në atë kohë të atij vendi. Ky ishte një shembull i pikëpamjes së SHBA-së se është udhëheqësja e gjithë botës dhe mund të arrestojë këdo që dëshiron. Për një sërë vitesh me rradhë më para Noriega kishte punuar për CIA-n, megjithatë ai e humbi vlerën në sytë e SHBA-së kur vendosi të mos ishte shumë mbështetës në luftën si kundërshtar i sandinistëve në Nikaragua. (1) Është vlerësuar se numri i viktimave të këtij pushtimi varijon nga 500 deri në 4000 njerëz. (2,3,4)

Paraguaj: Shih Amerikën Jugore: Operacioni Kondor

Filipinet

Filipinet kanë qënë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara për më shumë se njëqind vjet. Në rreth 50-60 vitet e fundit, SHBA-ja ka financuar dhe ndihmuar në mënyra tëndryshme qeveritë e ndryshme të Filipineve, të cilat kërkonin të shtypnin aktivitetet e grupeve që punonin për mirëqenien e popullit filipin. Në vitin 1969, Komiteti Symington në Kongresin e SHBA-sëka bërë me dije sesi ishte dërguar një material lufte në Filipine për një fushatë kundër-kryengritëseve. Forcat speciale amerikane dhe marinsat ishin aktivë në disa operacione luftarake. Numri i vlerësuar i personave të ekzekutuar dhe zhdukur gjatë qeverisjes së Presidentit Fernando Marcos kalonte mbi 100,000 persona. (1,2)

Amerika e Jugut: Operacioni Kondor

Ky ishte një operacion i përbashkët i 6 despotëve të qeverive jugore amerikane (Argjentinë, Bolivinë, Brazil, Kili, Paraguaj dhe Uruguaj) për të shkëmbyer informacion në lidhje me kundërshtarët të tyre politikë. Sipas vlerësimeve hamendësuese në lidhje me numrin e viktimave mendohet që si pasojë e këtij plani kanë mbetur të vrarë 13,000 persona. (1)

Ky plan u vu në jetë më 25 nëntor të vitit 1975 në Kili me një akt të Ligjit të Bashkimit të Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake. Sipas zyrtarit politik të ambasadës së SHBA-së, John Tipton, CIA dhe Policia Sekrete Kiliane po punonin së bashku, megjithëse CIA nuk kishte kontribuar në hartimin e kërij operacioni për ta bërë këtë bashkëpunim të vlefshëm. Me sa është raportuar, ky operacion ka përfunduar në vitin 1983. (2)

Më 6 mars të vitit 2001, New York Times ka raportuar në lidhje me ekzistencën e një dokumenti të Departamentit të Shtetit të deklasifikuar gjatë kohëve të fundit, duke zbuluar se Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar lidhjen e komunikimeve për arritje e OperacionitKondor. (3)

Sudan

Që nga viti 1955, kur fitoi pavarësinë e tij, Sudani është përfshirë në pjesën më të madhetë kohës në një luftë civile të vazhdueshme. Deri në vitin 2003 rreth 2 milionë njerëz kishin mbetur të vrarë. Nuk dihet nëse numri i të vdekurve në Darfur është përfshirë si pjesë e atij totali apo jo.

Grupet e të drejtave të njeriut janë ankuar se politikat e SHBA-sw nw Sudan kanë ndihmuar në zgjatjen e luftës civile sudaneze duke mbështetur përpjekjet për të përmbysur qeverinë qendrore në Khartum. Në vitin 1999, Sekretarja e Shtetit për SHBA-në, Madeleine Albright ka zhvilluar një takim me udhëheqësin e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Sudan (SPLA), i cili është shprehur se Sekretarja e Shtetit i kishte ofruar atij ndihma ushqmore nëse ai do të refuzonte një plan paqeje të mbëstetur nga Egjipti dhe Libia.

Në vitin 1978 u zbulua gjerësia e madhe rezervarëve të naftës në Sudan dhe vetëm brenda dy viteve Sudani u bë përfituesi i gjashtë më i madh i ndihmës ushtarake të SHBA-së. Është mëse e arsyeshme të supozohet se nëse SHBA-ja ndihmon një qeveri për të ardhur në pushtet, atëherë ajo qeveri do të ndihet e detyruar t’i japë amerikanëve pjesën e tyre të tepsisë në rezervat e naftës.

Një grup britanik që mban emrin Christian Aid, ka akuzuar kompanitë e huaja të naftës për bashkëpunim që të shpopulloheshin fshatrat përreth. Këto kompani (të cilat nuk janë amerikane) përftojnë mbrojtje nga qeveria dhe nga ana tjetër i lejojnë qeverisë që të përdorë aeroplanët si dhe fushat e aviacionit të këtyre kompanive.

Në gusht të vitit 1998, SHBA-ja bombardoi qytetin e Sudanit,Hartumin duke përdorur 75 raketa të lundrimit. Qeveria amerikane u justifiua duke thënë se objektivi i këtij sulmi ishte një fabrikë armësh kimike që ishte në pronësi të Osama bin Ladenit. Në të vërtetë, Bin Ladeni nuk ishte më pronar i asaj fabrike, dhe fabrika ishte furnizuesi i vetëm i furnizimeve farmaceutike në atë komb të dobët. Si rezultat i bombardimeve, dhjetëra mijëra njerëz mund të kenë vdekur për shkak të mungesës së ilaçeve për trajtimin e malaries, tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera. Shtetet e Bashkuara bashkëpunuanme pronarin i fabrikës për të arritur në një marrëveshje të përbashkët. (1,2)

Uruguaj: ShihAmerika e Jugut: Operacioni Kondor

Vietnam

Në Vietnam, duke u nisur nga një marrëveshje të arritur disa dekada më parë, duhej të ishin zhvilluar zgjedhjenë lidhje me një Vietnam të bashkuar të Veriut dhe Jugut. Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan këtë mundësi dhe mbështetën qeverinë Diem në Vietnamin e Jugut. Në gusht të vitit 1964, CIA dhe grupime të tjera ndihmuan në krijimin e një sulmi të rremë vietnamesenë një anije të SHBA-së në Gjirin e Tonkinit dhe kjo ngjarje u përdor më pas si një pretekst për përfshirje më të madhe të SHBA-së në Vietnam. (1)

Gjatë kësaj lufte, një operacion amerikan për vrasjen e personave të ndryshëm, i njohur si Operacioni Phoenix, terrorizoi popullin vietnamez të Jugut dhe gjatë luftës në vitin 1968 trupat amerikane ishin përgjegjëse për masakrën masive të popullit në fshatin My Lai.

Sipas një deklarate të qeverisë vietnameze në vitin 1995, numri i vdekjeve të civilëve dhe personelit ushtarak të shënuar gjatë Luftës së Vietnamit ishte 5.1 milionë. (2)

Duke qënë se numri i vdekjeve në Kamboxhia dhe Laosi arrinin deri në rreth 2.7 milionë (Shih Kamboxhia dhe Laosi) totali i parashikuar për Luftën e Vietnamit parashikohet të ketë shkuar dei në 7.8 milionë.

Komisioni i së Vërtetës pa parashtruar një total prej 5 milionë të vrarësh për sa i përket kësaj lufte, (3) dhe Robert McNamara, i cili ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes, sipas revistës New York Times ka bërë me dije se numri i të vdekurve vietnamez në të vërtetë shkon deri në është 3.4 milionë. (4,5)

Jugosllavia

Jugosllavia ka qënë një federatë socialiste e përbërë nga disa republika. Duke qenë se nuk pranoi të jetë e lidhur ngushtë me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, ajo patipërftuarderi diku mbështetje nga SHBA-ja. Por kur Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej, dobia që kishte Jugosllaviapër SHBA-nënuk ekzistonte më dhe SHBA-ja dhe Gjermania punuansë bashku për ta shndërruar ekonominë e saj socialiste në një ekonomi kapitaliste me një proces kryesisht të ndarjes dhe pushtimit. Ekzistonin dallime etnike dhe fetare në mes të pjesëve të ndryshme të Jugosllavisë të cilat u manipuluan nga SHBA-ja për të shkaktuar disa luftëra që çuan në shpërbërjen e atij vendi.

Që nga fillimi i viteve 1990 deri më tani, Jugosllavia është shpërbërë në disa vende të pavarura, të ardhurat e ulëta të së cilës, së bashku me konventën e CIA-s, e kanë bërë atë një peng në duart e vendeve kapitaliste. (1) Shpërbërja e Jugosllavisë u shkaktua kryesisht nga SHBA-ja. (2)

Këtu janë vlerësimet e disa, edhe pse jo të gjitha palët bien dakord, të luftrave të brendshme në Jugosllavi.

Sipas një burimi të gjitha luftërat kanë shkaktuar 107,000 viktima; (3,4)

Bosnja dhe Krajina: 250,000; (5) Bosnja: 20,000 deri në 30,000; (5) Kroacia: 15,000; (6) dhe

Kosova: nga 500 deri në 5.000. (7)

SHËNIMET

Afganistan

1. Mark Zepezauer, Boomerang (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2003), f.135.

2. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan:

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html

3. Lufta Sovjetike e Afganistanit:

http://en.wikipedia.org/wiki/Soviet_war_in_Afghanistan

4. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f.76

5. Ndërhyrja e SHBA-së në Afganistan: Wikipedia,

http://en.wikipedia.org/wiki/Soviet_war_in Afghanistan

6. Ndërhyrja e CIA-së në Afganistan, Intervistë me Brzezinski, Le Nouvel Observateur, Paris, publikuar në datat 15-21 Janar 1998, 15 Janar 2001 në faqen globalresearch.ca: http://www.globalresearch.ca/articles/BRZ110A.html

7. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f.5

8. Unknown News, http://www.unknownnews.net/casualtiesw.html

Angola

1. Howard W. French “From Old Files, a New Story of the U.S. Role in the Angolan War”, New York Times, 31 Mars 2002

2. Përditësim në lidhje me Angolan, American Friends Service Committee FS, publikuar më 11 Janar1999.

3. Norman Solomon, War Made Easy, (John Wiley & Sons, 2005) f. 82-83.

4. Lance Selfa, “U.S. Imperialism, A Century of Slaughter”, International Socialist Review, publikimi 7, Pranverë 1999 (publikuar në Third World Traveler: www. thirdworldtraveler.com/American_Empire/Century_Imperialism.html)

5. Jeffress Ramsay, Africa, (Dushkin/McGraw Hill Guilford Connecticut, 1997), f. 144-145.

6. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f.54.

Argjentinë

Shih Amerika Jugore: Operacioni Kondor

Bolivia

1. Phil Gunson, Guardian, 5 qershor 2002,

http://www.guardian.co.uk/archive /article/0,4273,41-07884,00.html

2. Jerry Meldon, Return of Bolilvia’s Drug – Stained Dictator, Consortium,www.consortiumnews.com/archives/story40.html.

Brazil

Shih Amerika Jugore: Operacioni Kondor

Kamboxhia

1. Komisioni i së Vërtetës, http://www.geocities.com/~virtualtruth/ .

2. David Model, President Richard Nixon, Henry Kissinger, and the Bombing of Cambodia, cituar nga: Lying for Empire How to Commit War Crimes With A Straight Face, Common Courage Press, 2005,

http://thirdworldtraveler.com/American_Empire/Nixon_Cambodia_LFE.html.

3. Noam Chomsky, Chomsky on Cambodia under Pol Pot, etc., http//zmag.org/forums/chomcambodforum.htm.

Çad

1. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f. 151-152 .

2. Richard Keeble, Crimes Against Humanity in Chad, Znet/Activism 12 Prill 2006, http://www.zmag.org/content/print_article.cfm?itemID=11560&sectionID=1)

Çili

1. Parenti, Michael, The Sword and the Dollar (New York, St. Martin’s Press, 1989) f. 56.

2. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f. 142-143.

3. Moreorless: Heroes and Killers of the 20th Century, Augusto Pinochet Ugarte,

http://www.moreorless.au.com/killers/pinochet.html

4. Associated Press, “Pinochet on 91st Birthday, Takes Responsibility for Regimes’s Abuses”, Dayton Daily News, 26 Nëntor 2006

5. Chalmers Johnson, Blowback, The Costs and Consequences of American Empire (New York: Henry Holt and Company, 2000), f. 18.

Çin

Shih Korenë

Kolumbia

1. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikanf. 2

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html).

2. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f. 163.

3. “Millions Killed by Imperialism”, Washington Post, 6 Maj 2002, http://www.etext.org./Politics/MIM/rail/impkills.html

4. Gabriella Gamini, “CIA Set Up Death Squads in Colombia”, Times Newspapers Limited, 5 Djetor 1996,

www.edu/CommunicationsStudies/ben/news/cia/961205.death.html

5. Komisioni i të Vërtetës, Raporti i vitit 1991 Organizara e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut: “Numri i Vdekjeve në Kolumbi – Partneriteti mes Ushtrisë dhe Forcave Paramilitare”

Kuba

1. Enciklopedia Popullore – Kulturore St. James: Rezultatet e Gjirit të Derrit

http://bookrags.com/Bay_of_Pigs_Invasion.

2. Wikipedia http://bookrags.com/Bay_of_Pigs_Invasion#Casualties

Republika Demokratike eKongos (Zaire-ja e vjetër)

1. F. Jeffress Ramsey, Africa (Guilford Connecticut, 1997), s. 85

2. Anup Shaw, “The Democratic Republic of Congo”, 31 Tetor 2003, http://www.globalissues.org/Geopolitics/Africa/DRC.asp

3. Kevin Whitelaw, Raporti “A Killing in Congo”, U. S. News and World,

http://www.usnews.com/usnews/doubleissue/mysteries/patrice.htm

4. William Blum, Killing Hope (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1995), f. 158-159.

5. Ibid, s. 260

6. Ibid, s. 259

7. Ibid, s. 262

8. David Pickering, “World War in Africa”, 26 qershor 2002,

www.9-11peace.org/bulletin.php3

9. William D. Hartung ve Bridget Moix, “Deadly Legacy: U.S. Arms to Africa and the Congo War”, Arms Trade Resource Center, Janar 2000,

www.worldpolicy.org/projects/arms/reports/congo.htm

Republika Domenikane

1. Norman Solomon, (pa titull) Baltimore Sun, 26 Prill 2005,

http://www.globalpolicy.org/empire/history/2005/0426spincycle.htm, Intervention Spin Cycle

2. Wikipedia. http://en.wikipedia.org/wiki/Operation_Power_Pack

3. William Blum, Killing Hope (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1995), f. 175.

4. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f. 26-27.

Timori Lindor

1. Komisioni i të Vërtetës, http://www.geocities.com/~virtualtruth/date4.htm

2. Matthew Jardine, Unraveling Indonesia (Nonviolent Activist, 1997)

3. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan,

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html

4. William Blum, Killing Hope (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1995), f. 197.

5. “US trained butchers of Timor”, The Guardian, Londra. Aktaran: Raporti Drudge, 19 Shtator 1999, http://www.geocities.com/~virtualtruth/indon.htm

El Salvador

1. Robert T. Buckman, Latin America 2003 (Stryker-Post Publications Baltimore 2003), f. 152-153.

2. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f. 54-55.

3. El Salvador, Wikipedia:

http://en.wikipedia.org/wiki/El_Salvador#The_20th_century_and_beyond)

4. Komisioni i të Vërtetës: http://www.geocities.com/~virtualtruth/.

Grenada

1. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f. 66-67.

2. Stephen Zunes, “The U.S. Invasion of Grenada”,

http://wwwfpif.org/papers/grenada2003.html.

Guatemala

1. Komisioni i të Vërtetës: http://www.geocities.com/~virtualtruth/

2. Ibid.

3. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f. 2-13.

4. Robert T. Buckman, Latin America 2003 (Stryker-Post Publications Baltimore 2003) f. 162.

5. Douglas Farah, “Papers Show U.S. Role in Guatemalan Abuses”, Washington Post Foreign Service, 11 Mars 1999, A 26

Haiti

1. Francois Duvalier,

http://en.wikipedia.org/wiki/Fran%C3%A7ois_Duvalier#Reign_of_terror).

2. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f. 87.

3. William Blum, “Haiti 1986-1994: Who Will Rid Me of This Turbulent Priest”,

http://www.doublestandards.org/blum8.html

Honduras

1. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f. 55.

2. Raportet e Shteteve: Honduras, Komisioni i të Vërtetës,

http://www.geocities.com/~virtualtruth/honduras.htm

3. James A. Lucas, “Torture Gets The Silence Treatment”, Countercurrents, 26 Korrik 2004.

4. Gary Cohn ve Ginger Thompson, Unearthed: Fatal Secrets, Baltimore Sun; June seritw e publikuara gjatw datave 11-18 Qershor 1995: Jack Nelson-Pallmeyer, School of Assassins(Orbis Books, 2001), f. 46.

5. Michael Dobbs, “Negroponte’s Time in Honduras at Issue”, Washington Post, 21 Mars 2005

Hungari

1. Malcolm Byrne, “The 1956 Hungarian Revolution: A history in Documents”, 4 Nëntor 2002,

http://www.gwu.edu/~nsarchiv/NSAEBB/NSAEBB76/index2.htm

2. Wikipedia, Enciklopedia e Lirisë,

http://www.answers.com/topic/hungarian-revolution-of-1956

Indonezia

1. Komisioni i të Vërtetës: http://www.geocities.com/~virtualtruth/.

2. Titulli: “Indonesia’s Killers”, The Nation, 30 Mars 1998.

3. Matthew Jardine, “Indonesia Unraveling”, Non Violent Activist, Eylül-Ekim 1997 (Organizata Amnisty , 2 Korrik 2007).

4. Sison, Jose Maria, Reflections on the 1965 Massacre in Indonesia, f. 5,

http://qc.indymedia.org/mail.php?id=5602;

5. Annie Pohlman, Women and the Indonesian Killings of 1965-1966: Gender Variables and Possible Direction for Research, f.4,

http://coombs.anu.edu.au/SpecialProj/ASAA/biennial-conference/2004/Pohlman-A-ASAA.pdf

6. Peter Dale Scott, “The United States and the Overthrow of Sukarno, 1965-1967”, Pacific Affairs, 58, Verë 1985, f. 239-264,http://www.namebase.org/scott.

7. Mark Zepezauer, The CIA’s Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f. 30.

Iran

1. Geoff Simons, Iraq from Sumer to Saddam, (St. Martins Press, NY, 1996) f. 317.

2. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan:

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html.

3. BBC 1988: “US Warship Shoots Down Iranian Airliner”,

http://news.bbc.co.uk/onthisday/default.stm

Irak

Lufta Irak-Iran

1. Michael Dobbs, “U.S. Had Key role in Iraq Buildup”, Washington Post, 30 Dhjetor 2002, f. A01,

http://www.washingtonpost.com/ac2/wp-dyn/A52241-2002Dec29?language=printer

2. Global Security.Org, “Iran Iraq War (1980-1988)”,

globalsecurity.org/military/world/war/iran-iraq.htm.

Lufta e Irakut dhe Sanksionet Amerikane

1. Ramsey Clark, The Fire This Time (New York, Thunder’s Mouth), 1994, f. 31-32

2. Ibid, f. 52-54

3. Ibid, f. 43

4. Anthony Arnove, Iraq Under Siege (South End Press Cambridge MA 2000), f. 175.

5. Food and Agricultural Organization, “The Children are Dying”, 1995 World View Forum, International Action Center, International Relief Association, f. 78.

6. Anthony Arnove, Iraq Under Siege, South End Press, Cambridge MA 2000, f. 61.

7. David Cortright, “A Hard Look at Iraq Sanctions”, The Nation, 3 Dhjetor 2001.

Lufta SHBA-Irak: 2003-?

1. Jonathan Bor, “654,000 Deaths Tied to Iraq War”, Baltimore Sun, 11 Tetor 2006

2. News http://www.unknownnews.net/casualties.html

Lufta Izrael-Palestinë

1. “Post-1967 Palestinian & Israeli Deaths from Occupation & Violence”, 16 Maj 2006, http://globalavoidablemortality.blogspot.com/2006/05/post-1967-palestinian-israeli-deaths.html)

2. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan:

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html

Kore

1. James I. Matray, “Revisiting Korea: Exposing Myths of the Forgotten War”, Korean War Teachers Conference: The Korean War, 9 Shkurt 2001,

http://www.truman/library.org/Korea/matray1.htm

2. William Blum, Killing Hope (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1995), f. 46

3. Kanako Tokuno, “Chinese Winter Offensive in Korean War – the Debacle of American Strategy”, ICE Case Studies, Sayı 186, Maj 2006

http://www.american.edu/ted/ice/chosin.htm.

4. John G. Stroessinger, Why Nations go to War, (New York; St. Martin’s Press), f. 99

5. Britannica Concise Encyclopedia, publikuar në: Answers.com http://www.answers.com/topic/Korean-war

6. “Exploring the Environment: Korean Enigma”,

www.cet.edu/ete/modules/korea/kwar.html)

7. S. Brian Wilson, “Who are the Real Terrorists?”, Komisioni i së Vërtetës: http://www.geocities.com/~virtualtruth/

8. Statistika në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në luftës e Korsë: www.century china.com/history/krwarcost.html

9. S. Brian Wilson, “Documenting U.S. War Crimes in North Korea” (Veterans for Peace Newsletter, Pranverë 2002), http://www.veteransforpeace.org/

Laos

1. William Blum, Rogue State (Maine, Common Cause Press), f. 136

2. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan:

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html

3. Fred Branfman, “War Crimes in Indochina and our Troubled National Soul”,

www.wagingpeace.org/articles/2004/08/00_branfman_us-warcrimes-indochina.htm.

Nepal

1. Conn Hallinan, “Nepal & the Bush Administration: Into Thin Air”, 3 Shkurt 2004,

fpif.org/commentary/2004/0402nepal.html.

2. Organizata e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut, “Nepal’s Civil War: the Conflict Resumes”, Mars 2006,

http://hrw.org/english/docs/2006/03/28/nepal13078.htm.

3. Wayne Madsen, “Possible CIA Hand in the Murder of the Nepal Royal Family”, India Independent Media Center, 25 Shtator 2001,

http://india.indymedia.org/en/2002/09/2190.shtml.

Nikaragua

1. Komisioni i së Vërtetës:

http://www.geocities.com/~virtualtruth/.

2. Kronologjia në Nikaragua:

www.stanford.edu/group/arts/nicaragua/discovery_eng/timeline/

3. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan:

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html.

4. William Blum, “Nicaragua 1981-1990: Destabilization in Slow Motion”,

www.thirdworldtraveler.com/Blum/Nicaragua_KH.html.

5. Wikipedia, Enciklopedia e Lirisë,

http://en.wikipedia.org/wiki/Iran-Contra_Affair.

Pakistan

1. John G. Stoessinger, Why Nations Go to War (New York: St. Martin’s Press, 1974), f. 157-172.

2. Asad Ismi, “A U.S. – Financed Military Dictatorship”, The CCPA Monitor, Qershor 2002, Canadian Centre for Policy Alternatives,

http://www.policyaltematives.ca)www.ckln.fm/~asadismi/pakistan.html

3. Mark Zepezauer, Boomerang (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2003), f. 123, 124.

4. Arjum Niaz, “When America Look the Other Way by”,

www.zmag.org/content/print_article.cfm?itemID=2821&sectionID=1

5. Leo Kuper, Genocide (Yale University Press, 1981), f. 79.

6. “Bangladesh Liberation War”, Wikipedia, Enciklopedia e Lirisë, http://en.wikipedia.org/wiki/Bangladesh_Liberation_War#USA_and_USSR)

Panama

1. Mark Zepezauer, The CIA’s Greatest Hits, (Odonian Press 1998), f. 83.

2. William Blum, Rogue State (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2000), f. 154.

3. “U.S. Military Charged with Mass Murder”, The Winds, Shtator 96,

www.apfn.org/thewinds/archive/war/a102896b.html

4. Mark Zepezauer, CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press, 1994), f.83.

Paraguaj

Shih Amerikën e Jugut: Operacioni Kondor

Filipinet

1. Romeo T. Capulong, “A Century of Crimes Against the Filipino People”, Sunum: Public Interest Law Center, World Tribunal for Iraq Trial in New York City, 25 Gusht 2004,

http://www.peoplejudgebush.org/files/RomeoCapulong.pdf).

2. Roland B. Simbulan, “The CIA in Manila – Covert Operations and the CIA’s Hidden Hisotry in the Philippines Equipo Nizkor Information”, Derechos, derechos.org/nizkor/filipinas/doc/cia.

Amerika e Jugut: Operacioni Kondor

1. John Dinges, “Pulling Back the Veil on Condor”, The Nation, 24 Korrik 2000.

2. Komisioni i së Vërtetës, “Të themi të vërtetën për një Amerikë më të mirë” www.geocities.com/~virtualtruth/condor.htm)

3. Operacioni Kondor,

http://en.wikipedia.org/wiki/Operation_Condor#US_involvement)

Sudan

1. Mark Zepezauer, Boomerang, (Monroe, Maine: Common Courage Press, 2003), f. 30, 32, 34, 36.

2. The Black Commentator, “Africa Action The Tale of Two Genocides: The Failed US Response to Rwanda and Darfur”, 11 Gusht 2006, http://www.truthout.org/docs_2006/091706X.shtml.

Uruguaj

Shih Amerikën e Jugut: Operacioni Kondor

Vietnam

1. Mark Zepezauer, The CIA’S Greatest Hits (Monroe, Maine: Common Courage Press,1994), f. 24

2. “Casualties – US vs NVA/VC”,

http://www.rjsmith.com/kia_tbl.html.

3. Brian Wilson, Komisioni i së Vërtetës,

http://www.geocities.com/~virtualtruth/

4. Fred Branfman, “U.S. War Crimes in Indochiona and our Duty to Truth”, 26 Gusht 2004,

www.zmag.org/content/print_article.cfm?itemID=6105&sectionID=1

5. David K Shipler, “Robert McNamara and the Ghosts of Vietnam”,

nytimes.com/library/world/asia/081097vietnam-mcnamara.html

Jugosllavia

1. Sara Flounders, Bosnia Tragedy: The Unknown Role of the Pentagon in NATO in the Balkans(New York: International Action Center) f. 47-75

2. James A. Lucas, “Media Disinformation on the War in Yugoslavia: The Dayton Peace Accords Revisited”, Global Research, 7 Shtator 2005,

http://www.globalresearch.ca/index.php?context=viewArticle&code=LUC20050907&articleId=899

3. Luftrat e Jugosllavisë në vitet 1990

http://en.wikipedia.org/wiki/Yugoslav_wars.

4. George Kenney, “The Bosnia Calculation: How Many Have Died? Not nearly as many as some would have you think”, NY Times Magazine, 23 Prill 1995

http://www.balkan-archive.org.yu/politics/war_crimes/srebrenica/bosnia_numbers.html)

5. Kronologjia e Terrorizmit të Shtetit Amerikan,

http://www.intellnet.org/resources/american_terrorism/ChronologyofTerror.html.

6. Lufta Kroate e Pavarësisë, Wikipedia,

http://en.wikipedia.org/wiki/Croatian_War_of_Independence

7. Organizata e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut, shifra të reja në lidhje me vdekjet e civiëve në Luftën e Kosovës, 7 Shtator 2000, http://www.hrw.org/press/2000/02/nato207.htm.

Burimi : Global Research / Popular Resistance / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne