Izet Haxhia: Like Floriri, shembulli i qartë i “Albanian dream”. Suksese në detyrë, Baftjar!

Sot eshte nje dite e “shenuar “per demokracine tone. “Malsori i Skraparit”, pasi “shijoj” te gjitha postet e larta te mundeshme qe ka shteti jone, me qetsi dhe dashuri (te cilen e humbi vetem ne fushaten e fundit elektorale), do kurorzohet ne ate me te lartin, ate te Presidentit. Dhe ju rrini e me flisni per “Endrra Amerikane”, ku njeriu mund te arrije gjitheçka ne hapsiren demokratike qe te jep Amerika.

Tani e tutje duhet te flasim per “Endrren Shqiptare”. Shembulli me i qarte i realizimit te kesaj endrre eshte “Like Floriri”, ky djalosh me koke te madhe, por edhe me mendje te tille, i cili duke ardhur nga nje fshat i humbur i Skraparit arriti majat e pushtetit dhe fames. Para Likes kemi dhe shembulin e “malsorit te Tropojes” qe erdhi nga fshati Prifç i Viçididolit te Tropojes me valixhe druri ne Tirane dhe ne menyre graduale e vertikale arriti te behet i pari i ketij vendi me disa poste duke e mbyllur karrjeren si ‘lider Historik ” i nje partie qe po arkivohet ne kanalet e historise.

Nuk e di o Shqiptare pse ankoheni per vendin tuaj, se nuk behet, nuk te krijon mundesira e hapsira te nevojshme per asgje. Ja ku keni shembulin e sotem e ate te djeshmin, te ngritjes ne poltronin e pushtetit te dy “Malesoreve”. Mos u ankoni me!

Per sqarim;keto fotot e ketyre faksimileve te deshmive qe ka dhene gruaja e Kastriotit Ismailajt per gazetarin Fatos Mahmutaj dhe qe vertetojne te gjitha hetimet e mikut tim Romeo Kara, ne lidhje me afern korruptive DIA -CEZ, i nxora ti shifni ju miq te nderuar (meqe mediat tona te “pavarurara” dhe te “ndershme” nuk i botojne), qe te kuptoni se vetem duke qene i “ndershem” dhe “patriot” mund te realizosh “Endrren Shqiptare” dhe jo ate Amerikane. Suksese ne detyre, Baftjar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne