Izrael, mblidhen 400 mijë dollarë për ekstremistin hebre që vrau familjen palestineze

Shoqata hebreje “Honenu”, e njohur për qëndrimet e saj të ekstremit të djathtë, ka filluar një fushatë në të cilën janë mbledhur më shumë se 400 mijë dollarë për hebreun fanatik i cili vrau familjen palestineze Dawabsheh.

Fushata u nis për mbledhjen e fondeve për të mbuluar kostot ligjore të mbrojtjes së kolonit ekstrem hebre 25-vjeçar Amiram Ben-Uliel.

Bëhet fjalë për një ekstremist hebre që i vuri flakën shtëpisë së familjes palestineze Dawabsheh në Bregun Perëndimor të okupuar në vitin 2015. Ali Dawabsheh, 18 muajsh, humbi jetën në sulm nga flakët, ndërsa nëna e tij Riham (28) dhe babai Saad (31) më vonë iu nënshtruan plagëve të rënda. Në këtë sulm gjithashtu u plagos rëndë edhe vogëlushi katër vjeçar, Ahmed.

Shoqata hebraike “Honenu” njoftoi se afër 401.000 dollarë u mblodhën gjatë fushatës.

Fushata u mbështet gjithashtu në mediat sociale nga Yair Netanyahu, djali i Kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjykata izraelite në qytetin Lodz më 14 shtator dënoi ekstremistin hebre me tre burgime të përjetshme për vrasjen e familjes palestineze Dawabsheh dhe e dënoi atë me 20 vjet shtesë burg për zjarrvënie dhe vrasje në tentativë.

Një grup kolonësh hebrenj i vunë flakën shtëpisë së familjes palestineze Dawabsheh në orët e para të mëngjesit të 31 korrikut 2015, në qytetin Duma afër Nablusit.

Megjithëse dëshmitarët e incidentit pohojnë se të paktën dhjetë kolonë hebrenj ishin përfshirë në zjarrvënie, Ben-Uliel ishte i vetmi që u ndoq penalisht për një krim që provokoi zemërim dhe dënim nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne