Izrael, pavarësisht karantinës vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Mijëra persona në Izrael, pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) zhvilluan protestë kundër “keqmenaxhimit” të krizës së pandemisë nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas lajmit të publikuar në faqen e internetit të gazetës Yediot Ahronot, mijëra persona u mblodhën në qytete të ndryshme përfshirë kryeqytetin Tel Aviv për të protestuar me kërkesën e gjallërimit të ekonomisë së dëmtuar për shkak të COVID-19.

Protestuesit kanë bërë përgjegjës Netanyahun dhe qeverinë e tij për përkeqësimin e situatës ekonomike, rritjen e varfërisë dhe papunësisë në vend.

Teksa policia ka kërcënuar me arrestime duke vënë në dukje se protestat janë në kundërshtim me ligjin, protestuesit në Tel Aviv hodhën slogane për përfundimin e karantinës që ka shkaktuar përkeqësimin e ekonomisë.

Në Izrael prej më shumë se 4 muajsh mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut me arsyetimin se ka “keqmenaxhuar pandeminë COVID-19” dhe për shkak të gjykimit ndaj tij për korrupsion.

Parlamenti izraelit miratoi një projektligj lidhur me kufizimin e protestave gjatë karantinës, të përgatitur në kuadrin e luftës kundër COVID-19. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne