Nga Kina, 5G tek marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump letër Ramës: Bashkohuni me SHBA në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i ka dërguar një letër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e falënderuar, sipas presidentit amerikan, për “mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës”.

Në letrën e publikuar nga Rama në rrjetet sociale, presidenti amerikan thekson se shpreson që SHBA dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi mbi sigurinë 5G.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në letrën e Trumpit.

Presidenti amerikan thekson më tej në letrën drejtuar kryeministrit Rama se “Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17+1 prej të cilit unë ju nxis të dilni”.

“Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë”, shkruan më tej Trump, duke iu drejtuar Ramës se: “Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane”, sipas Trumpit, në zhvendosjen e ambasadës së Shqipërisë në Kuds. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne