Izrael – Policia ndaloi 18 manifestues gjatë protestave kundër Netanyahut

Policia izraelite ka ndaluar 18 marshues pasi ndërhyri ndaj një proteste, ku manifestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Benjamin Netanyahu rreth një çështje korrupsioni të ngritur kundër tij.

Si pjesë e protestave javore kundër Netanyahut autokolona me protestues nga pjesë të ndryshme të vendit është nisur drejt rezidencës së Kryeministrit në Jerusalemin Perëndimor.

Tensionet u jetuan në rrugën automobilistike afër Jerusalemit Perëndimor midis autokolonës së protestuesve të mbështetur nga disa të deputetë të opozitës të nisur nga Tel-Avivi dhe policisë.

Pas një përleshje të shkurtër, policia ndaloi 18 protestues.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga policia thuhet se marshimi u organizua pa leje dhe ka prishur rendin publik, ndërsa protestuesit janë ndaluar për mosbindje ndaj udhëzimeve.

Ndërkaq në një deklaratë me shkrim të lëshuar në emër të grupit protestues, thuhet se protesta ishte e lejuar, ndërsa 23 persona u ndaluan nga ana e policisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne