Izrael, vazhdojnë bisedimet midis qeverisë dhe opozitës për reformën gjyqësore

Në Izrael kanë rifilluar bisedimet mes qeverisë dhe opozitës pr arritjen e një kompromisi mbi reformën e diskutueshme gjyqësore, transmeton Anadolu.

Bisedimet indirekte erdhën në prag të një seance nga Gjykata e Lartë e Izraelit për peticionet e paraqitura kundër një projektligji për të kufizuar ligjin e zakonshëm të arsyeshmërisë, të miratuar nga parlamenti izraelit në muajin korrik.

Opozita thotë se projektligji do të kufizojë kompetencat e Gjykatës së Lartë.

Sipas gazetës Haaretz, bisedimet indirekte janë zhvilluar mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe liderit të opozitës dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Benny Gantz.

Ligji i zakonshëm i arsyeshmërisë është një nga tetë projektligjet e propozuara nga qeveria për të arritur atë që thotë një ekuilibër midis autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Megjithatë, opozita i konsideron projektligjet e propozuara si një grusht shtet.

Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit lidhur me një plan të qeverisë për të paraqitur reformat në drejtësi, të konsideruara nga opozita si një rrëmbim pushteti në favor të autoritetit ekzekutiv./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne