Kishte përshtatur lokalin si ‘fole’ të kokainës, pranga 54-vjeçarit

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se kishte përshtatur lokalin e tij si një strehë të shitjes së kokainës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. R.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “District”, për goditjen e një tjetër rasti të shitjes së drogave të forta, në doza. Kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “16 prilli”, për përdorim dhe shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e tyre dhe 3 celularë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Policia e Fierit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “District”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. R., 54 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen “16 prilli”, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza. Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne