Izraeli bastis prefekturën e Kudsit

Forcat izraelite kanë kryer bastisje ndaj objektit të prefekturës së Kudsit e cila ndodhet në kuadër të Qeverisë Palestineze.

Siç mësohet nga burimet lokale, forcat izraelite kanë kryer bastisje ndaj objektit të prefekturës së Kudsit. Forcat izraelite kanë kryer bastisje në objekt, kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë sulmuar disa punonjës.

Burimet palestineze të shëndetësisë njoftojnë se 3 persona që janë sulmuar dhe janë prekur nga gazi janë trajtuar në vend të ngjarjes.

Qeveria palestineze dënon basisjet e forcave izraelite

Qeveria palestineze dënoi bastisjen e forcave të Izraelit ndaj prefekturës së Kudsit.

Zëdhënësi i qeverisë palestineze, Yusuf el-Mahmud në një deklaratë me shkrim tha se bastisja e kryer ndaj prefekturës së Kudsit dhe sulmi ndaj stafit është një “ngjarje e rrezikshme dhe shkelje e hapur ndaj të drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Ai thotë se përgjegjës për këtë sulm është Qeveria e Izraelit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne