Izraeli bombardoi një tunel të Hamasit

Ushtria izraelite ka bombarduar një tunel të Hamasit, i cili ndodhet në kufi me Gazën dhe Egjiptin.

Sipas lajmit që përcjell gazeta izraelite “Yediot Ahronot” dhe që bazohet në ushtrinë e Izraelit, thuhet se avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë bombarduar një tunel, i cili ndodhet në rajonin kufitar mes Gazës dhe Egjiptit.

Pretendohet se përgjegjësia për incidentet të cilat ndodhin brenda apo jashtë Gazës i përket Hamasit.

Ndërkohë burimet e sigurisë palestineze njoftuan se forcat ajrore të Izraelit në objektiv morën tokat bujqësore të qytetit Refah, në jug të Gazës.

Burimet kanë thënë se nuk ka të plagosur apo të vdekur si pasojë e sulmit në fjalë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne