Çifutizimi i Jerusalemit

Komisioni islamo-krishterë për përkrahje Jerusalemit dhe vendeve të shenjta ka dënuar planin izraelit për ndërtimin e urës turistike për këmbësor në fshatin Silwan, në anën jugore të xhamisë al Aksa, të cilën pushteti okupues ka nis të realizojë, si një përpjekje e re që qytetit të jepet karakteri çifut. Komisioni ka paralajmëruar se qeveritarët izraelit vazhdojnë të çifutizojnë Jerusalemin e okupuar dhe të japin qytetit karakteristikat e reja, larg identitetit të tij të tanishëm, arab, krishterë dhe islamik.

Hanna Issa, sekretari i përgjithshëm i Komisionit, thotë se plani bazohet në ndërtimin e urës i cili lidh kuartin Althawri dhe zonën An-Nabi Davud, duke kaluar nëpër kuartin Wadi al Rababah, që po zhvillohet nën mbikëqyrjen e pushtetit të ashtuquajtur për zhvillimin e Jerusalemit(JDA). Thekson se është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet arabe të venë re në”situatën e rëndë në Jerusalemin e okupuar e posaçërisht në xhaminë al Aksa në të cilin situata po keqësohet prej orës në orë”.

Në deklaratën për media, Issa ka paralajmëruar në”garën e padëgjuar gjer tani që al Aksa haptas dhe publikisht të çifutizohet, pa frikë nga çfarëdo reagimi”. Qendra informative Wadi Hilweh cek se janë formuar ekipe të përbashkëta të komunës dhe Këshillit izraelit për trashëgimi të cilët nën përcjelljen e ushtarëve izraelit të hënën e kaluar nisën punimet në ndërtimin e urës së cekur.

Qendra thekson se”komuna okupatore izraelite planifikon ndërtimin e urës dhe po përdor makineri grandioze për shpuarje në disa pika në kuartin Wadi al Rababah, me qëllim që të analizohet baza në përpjekje për të vendosur dhe përforcuar themelet për urën të cilën synojnë ta ndërtojnë”. Por, pronarët e tokave dhe banorët e Silwanit i kanë parandaluar që të kryejnë punimet në terren.

Qendra thekson se janë sjell sasi të shumta të betonit në hapësirën Wadi al Rababah dhe se janë kryer përgatitjet për derdhjen e tij ashtu që të fillohet me ndërtimin e urës, të cilën gjë banorët prapë e kanë ndaluar. Njashtu, theksohet se është planifikuar që gjatësia e urës të jetë 197 metra, ndërsa lartësia 30 metra.

Komisioni islamo-krishterë thekson se punimet e fundit në gërmimet në fshatin Silwan dhe zgjerimi i tyre gjer në themelet e xhamisë al Aksa në kuadër të ndërtimit të ashtuquajtur”urës për turistë”, është vetëm pjesë e planit të madh dhe të gjerë për themelimin e “Jerusalemit të madh”.

Ka shtuar se”okupatorët vazhdojnë të zbatojnë planin kryesor duke përdorur mjete të ndryshme për të realizuar qëllimin e dëshiruar, e kjo është themelimi i tempullit të supozuar në gërmadhat e xhamisë al Aksa dhe krijimi i qytetit ekskluzivisht çifut i cili do të jetë destinacioni i çifutëve në Jerusalem”.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne