Izraeli e ka syrin te Mesdheu

Së pari Turqia “u normalizua” për “gazin natyror” me Izralin… Izraeli ka në pronësi të plotë gazin e Mesdheut Lindor! Disa javë më parë, Egjipti nënshkroi një marrëveshje për gazin natyror me Izraelin …

Organizata çifute amerikane AIPAC, në analizën e saj të re ka zbuluar strategjinë e re të Izraelit. Sipas kësaj, Izraeli do të drejtohet në rezervat e gazit natyror në Mesdhe së bashku me mbështetjen e SHBA-së. Qëllimi i Izraelit, i cili planifikon të veprojë së bashku me Shtetet e Bashkuara, është nxjerrja e 500 miliardë metra kub gaz natyror në Mesdhe! Izraeli i cili ra në dakord së pari me Turqinë, e pastaj para disa ditëve edhe me Egjiptin, do t’a ‘rrethoj’ zyrtarisht gazin e Mesdheut.

SHBA-JA DHE IZRAELI DO TË KONSULTOHEN ME NJËRI TJETRIN

Komiteti amerikan-izraelit për marrëdhëniet me publikun (AIPAC) e organizatës hebraike me qendër në SHBA publikoi një analizë të re që synonte gazin natyror në Mesdhe. Analiza e quajtur “Horizonte të reja për marrëdhëniet SHBA-Izrael” e cila përcjell strategjinë e re të SHBA-së dhe Izraelit në Mesdhe, vuri në dukje se të dy vendet së bashku duhet të nxjerrin gaz natyror në rajon. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Netanjahu në fjalimin e bërë në konferencën e AIPAC gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara, tha se duhet të veprojnë së bashku me SHBA-në për gazin natyror në Mesdhe.

MISIONI I AIPAC

AIPAC, i themeluar nga hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara, po punon për të forcuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. AIPAC po synon të shtoj legjitimitetin e shtetit terrorist të Izraelit në mbarë botën.

IZRAELI PO E RRETHON MESDHEUN!

Pas masakrës Mavi Marmara në vitin 2010, marrëdhëniet Turqi-Izrael vazhduan duke shtuar në fushën komerciale.

Ndërsa, si arsyetim për marrëdhëniet e ‘ri-ngrohura ’ me marrëveshjen e ‘normalizimit’ të nënshkruar më 28 qershor 2016, ishte tregtimi i gazit të Mesdheut Lindor në Evropë, të cilën Izraeli e pretendon. Në ditët që kaluam, janë nënshkruar midis kompanisë amerikane Noble, kompanisë izraelite Delek dhe asaj egjiptiane DolphinEnergy të cilat veprojnë në Izrael, dy marrëveshje me vlerë 15 miliardë dollarë me një furnizim prej 65 miliardë metra kub gaz natyror për një periudhë 10-vjeçare. Me këto marrëveshje, Izraeli do të i’a shesë Egjiptit deri në vitin 2030, 65 miliardë metra kub gaz natyror nga fushat e Tamara dhe Leviatan në Mesdhe.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne