Ukraina ndalon rusët të votojnë në zgjedhjet presidenciale

Ukraina ka ndaluar rreth 72,000 qytetarë rusë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë.

Moska zyrtare e ka quajtur këtë veprim si “ndërhyrje të drejtëpërdrejtë” në punët e brendshme të Rusisë.

Dy ditë para nisjes së votimeve, Ministri i Brendshëm ukrainas Arsen Avakov, ka paralajmëruar se policia do të ndalonte rusët që të votonin, përveç atyre që kanë pasaportë diplomatike.

Krimeja u bashkua me Rusinë në 2014 pas një referendumi që tregoi mbështetje të madhe për ribashkimin mes një grushti të dhunshëm që rrëzoi presidentin ukrainas Viktor Janukoviç dhe parashikonte vitet e gjakderdhjes në lindje të vendit.

Data 18 mars, shënon saktësisht katërvjetorin pasi gadishulli u ribashkua me Rusinë.

Ukraina e konsideron Krimenë si “territor të përkohshëm të pushtuar” dhe zgjedhjet atje si shkelje të ligjit ukrainas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne