Bota Opinion

Izraeli: Hezbollahu dhe Hamasi kanë krijuar njësi të veçanta për të goditur Izraelin

Zuheyr Andreas

Në një artikull që ka shkruar për gazetën “Maariv”, eksperti në sigurinë e Izraelit, Yossi Melmanështë shprehur se Hizbullahu i ka zhvilluar edhe më shumë aftësitë e forcave të tij detare dhe se në këtë rrjedhë edhe ushtria izraelite duhet që të zhvilloje edhe më shumë forcat e marinës së tij.

Melman, i cili ka përdorur informacione nga burime shumë të larta të sigurisë së Tel Avivit për të shkruar këtë artikull është shprehur se gjatë 20 viteve të fundit, marina e Izraelit është shndërruar në një forcë të madhe të armatosur me një buxhet të madh dhe se kjo gjë ka ardhur si rezultat i ndryshimit të teorisë usharake dhe doktrinës së saj. Autori i artikullit është shprehur se ky ndryshim përfshin edhe kufinjtë nga Gaza deri në kufirin libanez dhe nga Deti Mesdhe deri në Liqenin Lut, gjatë së cilës mbrohen me qindra kilometra duke përdorur këto forca detare edhe nga mbrojtësit aktualë të këtyre zonave.

Këto nëndetëse, të ciilat kanë edhe detyra të këtilla si shërbimet e inteligjencës kanë gjithashtu edhe aftësinë për të dërguar forca speciale në bregdetet e armiqve. Sipas analistit sionist, kjo marinëështë e gatshme që të kryejë ndërhyrjen e saj qoftë në një luftë të vogël, por edhe në një të madhe.

Analisti sionist, i cili ka theksuar se kërcënimet detare me të cilat po përballet Izraeli nuk janë të kufizuara vetëm në zonat e nxjerrjes së gazit natyror ka deklaruar gjithashtu që edhe Hamasi është duke bërë përpjekje për të zhvilluar aftësitë e tij detare. Melman ka bërë me dije se gjatëoperacioneve të zhvilluara në verë të vitit 2014, kjo organizatë ka dërguar 4 zhytës për të hyrë në Izrael dhe se vërtetë këta zhytës kanë dalë në bregdetin Zikkim të Izraelit. Në këtë artikull ku janë cituar edhe fjalët e një zyrtari të lartë të sigurisë së marinës së Izraelit, thuhet se sipas këtij zyrëtari, këta zhytës kanë pasur aftësi të zhvilluara dhe se shërbimet e inteligjencës izraeli nuk kanë pasur informacion në lidhje me këto zhvillime të Hamasit deri në momentin që u zbuluan zhytësit, që i bëri ata edhe të zhvillonin një sistem të diktimit të zhytësve.

Analisti, i cili ka folur në lidhje me parashikimet që kanë bërë shërbimet e inteligjencës së Izraelit ka shkruar në artikullin e tij se Hamasi i ka zhvilluar edhe më tej aftësitë e tij në lidhje me forcat detare dhe se pretendohet se deri më tani të kenë dhjetra marinarë, megjithatë pretendohet që fuqia e Hamasit të rritet edhe më shumë me anë të trajnimit që marrin nga Hizbullahu Libanez dhe nga Irani. Sipas këtyre burimeve, elementët e Hamasit që kanë marrë këtë trajnim janë kthyer në Gaza për të trajnuar luftëtarë e tjerë. Sipas analistit izraelit, shteti hebraik beson se Hamasi dhe Hizbullahu po përpiqen që të përdorin nëndetëse.

Në këtë artikull i është dhënë vend edhe atyre që kishte për të thënë një zyrtar ushtarak nga rradhët e ushtrisë pushtuese izraelite, sipas të cilit këto nëndetëse kanë bërë të mundur që zhytësit të arrijnë në një kohë shumë më të shpejtë në distanca shumë më të mëdha. Sipas Melman, këto mjete do t’i bëjnë të mundur Hamasit që të përgatisë sulme detare mbi Eilatin.

Zyrtari izraelit është shprehur kështu në lidhje me ushtrinë në përgjithësi dhe me forcat forcat detare në veçantësi: “Objektivi kryesor i Izraelit është Hizbullahu. Arsyeja është për shkak të lidhjes që Hizbullahu ka me Iranin. Për ne, Hizbullahu është armiku më i zhvilluar dhe më i përparuar.”

Më pas zyrtari izraelit ka vazhduar kështu: “Mund ta parashikojmë se Hizbullahu ka krijuar njësi të veçanta për uftëtarët detarë. Hizbullahu, i cili përdor njësi komanduese të përparuara ushtarake detare, posedon gjithashtu edhe mjete të sofistikuara për njësitë zhytëse të mirë-trajnuara. Ndërsa ushtria izraelite analizon skenaret sesi këta zhytës arrijnë të hyjnë në Izrael. Megjithatë, rreziku i vërtetë me të cilin kanoset Izraeli janë raketat detare që Hizbullahu ka marrë tashmë mga prodhimi iranian. Këto raketa janë të ngjashme me raketat që u përdorën për të goditur anijen luftarake izrelite në luftën e vitit 2006 në Liban.”

Analisti, që ka nënvizuar edhe njëherë rrezikun më të madh detar që i kanoset Izraelit ka vazhduar duke u shprehur se “Që nga Lufta e Libanit e vitit 2006 dhe deri më tani kapacitetet e njësive ushtarake të Hizbullahut janë rritur. Kjo organizatë zotëron dhjetra mijëra raketa të përparuara të prodhimit rus që njihen nën emrin Yakhont. Në një rast lufte, Izraeli i sheh këto raketa si rrezikun më të madh që i kanoset.”

Analisti ushtarak izraelit, Yossi Melman e ka përmbedhur kështu shkrimin e tij në gazetën “Maariv”:

“Izraeli gjendet përballë një rreziku, veçanërisht përsa i përket gjithë fronteve ku është përfshirë edhe Hizbullahu. Hizbullahu, i cili i transferon armët në rrugë tokësore, e ka fokusuar fuqinë detare në bregdet.”

Burimi : Ray el-Yevm / ML

OPINIONE

INTERVISTA