Bota

Izraeli ka shkelur më shumë se 1000 herë faltoret myslimane e të krishtera

Ministri i Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare të Palestinës, Jusuf Edis në një deklaratë për mediat në selinë e qeverisë në Ramallah tha se Izraeli gjatë vitit 2017 ka kryer mbi një mijë shkelje ndaj vendeve të shenjta islame dhe të krishtera.

Vitin e kaluar Izraeli ka bërë më shumë se një mijë shkelje ndaj faltoreve të myslimanëve dhe të krishterëve në këtë vend.

Ministri i Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare të Palestinës, Jusuf Edis në një deklaratë për mediat në selinë e qeverisë në Ramallah tha se Izraeli gjatë vitit 2017 ka kryer mbi një mijë shkelje ndaj vendeve të shenjta islame dhe të krishtera.

Edis tha se Mesxhid-i Aksa përballet çdo muaj me më shumë se 40 shkelje dhe sulme të ndryshme. Sipas tij, kolonët hebrenj hyjnë në Mesxhid-i Aksa, ku lexojnë Talmud (përmbledhje e ligjeve të çifutëve) dhe bëjnë thirrje për rrënimin e Aksa-së.

“Xhamitë që ndodhen në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor janë sulmuar 12 herë, kurse varrezat 15 herë. Qeveria e Izraelit gjatë vitit 2017 e ka ndaluar 645 herë thirrjen e ezanit në Xhaminë e Ibrahimit, në qytetin El Halil (Hebron)”, u shpreh Edis.

Duke vënë në dukje se Xhamia e Ibrahimit përballet vazhdimisht me sulme të ndryshme, ministri palestinez tha se kjo xhami është mbyllur për myslimanët ndërsa është hapur për hebrenjtë; në hyrje të xhamisë janë vendosur barriera; nuk është lejuar bërja e punimeve restauruese dhe janë instaluar kamera.

Edis shtoi se është sulmuar edhe Kisha Katolike “Selasian”, në qytetin An-Nasira në veri të Izraelit, dhe se në muret e saj janë shkruar shkrime fyese kundër profetit Isa.

Ministri i Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare të Palestinës, Jusuf Edis kërkon mbrojtje ndërkombëtare për të gjitha objektet e shenjta, duke filluar nga Mesxhid-i Aksa. Edis thotë se qeveria izraelite dhe kolonët hebrenj po përpiqen për rrënimin e Mesxhid-i Aksa dhe ndërtimin e Tempullit të Solomonit në vend të saj./ trt

OPINIONE