Izraeli e mban me qëllim në errësirë xhaminë e Kubesë së Shkëmbit, nuk lejon që të rregullohet energjia elektrike

Autoritetet izraelite po e mbajnë në mënyrë të qëllimshme në errësirë Xhaminë ikonë të Jeruzalemit, Xhaminë e Kubesë së Shkëmbit, tha në një deklaratë të hënën autoriteti jordanez i trashëgimisë islame.

“Autoritetet okupuese izraelite nuk po lejojnë vendosjen e pajisjeve të nevojshme në kompleksin e xhamisë, kështu që ndërprerjen e energjisë nuk mund ta rregullojmë”, thuhet në deklaratë.

Policia izraelite po pengon në mënyrë aktive iniciativat jordaneze që synojnë ruajtjen e identitetit islam të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem, vendi ku gjendet Kubeja e Shkëmbit (kubet el-Sakhrah në arabisht), thuhet me tej në deklaratë.

Për muslimanët, kompleksi Al-Aksa konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë në botë. Çifutët nga ana e tyre i referohen këtij vendi me emrin “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.

Jerusalemi mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme. Palestinezët shpresojnë që Jeruzalemi Lindor, aktualisht i pushtuar nga Izraeli, një ditë mund të shërbejë si kryeqytet i shtetit të pavarur palestinez./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne