Bota

Erdogan: Do ta mbytim ende pa lindur ushtrinë terroriste të ShBA-së

Duke folur në përurimin e uzinës elektrike në provincën Kahramankazan të Ankarasë, Erdoani ka komentuar deklaratën e ShBA-së për krijimin e një force kufitare me 30.000 vetë në veri të Sirisë.

Kjo forcë terroriste përbën kërcënim për Turqinë,- theksoi Erdoan,- dhe duke folur për një operacion të mundshëm në rajonet terroriste që kontrollohen nga PYD/YPG-ja, paralajmëroi se operacioni në Afrin dhe Menbixh mund të fillojë nga çasti në çast.

Me sa duket zhvillimi i Turqisë i ka shqetësuar disa qarqe dhe këto qarqe po bëjnë përpjekje të vazhdueshme kundër Turqisë, tha Erdoan dhe shtoi:

“PKK/PYD, e cila mbështetet nga ShBA, po na kërcënon. Ajo do që Turqia të mblidhet brenda në guaskën e saj. Ejani të gjithë bashkë po deshët. Ne do t’ju mposhtim cilido qofshi. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Po ju godasim me artileri (me obusë), do të vazhdojmë t’ju godasim. Ne e kemi marrë vendimin tonë. Për momentin operacionet vazhdojnë. Le të ngrenë kurthe sa të duan, nuk do t’ia arrijnë të na pengojnë të realizojmë objektivat tona për 2023”.

Presidenti Erdoan u bëri thirrje ShBA-ve të heqin dorë nga mbështetja e organizatës terroriste duke thënë: “Ushtria me 30 mijë vetë që ke krijuar atje nuk do të përfaqësojë do ty ashtu siç duhet dhe do t’ju turpërojë përballë partnerit tuaj strategjik. Ajo që u themi të gjithë aleatëve tanë është kjo: “Mos qëndroni ndërmjet nesh dhe terroristëve. Mos hyni mes nesh dhe tufave vrastare. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për incidentet e padëshiruara që mund të lindin. Uleni vetë flamurin tuaj në bazat ushtarake të organizatës terroriste, në mënyrë që të mos detyrohemi t’ua dorëzojmë ne juve. Të mos detyrohemi që bashkë me terroristët të varrosim edhe atë”, paralajmëroi Erdoan.

Duke këmbëngulur në krijimin e një ushtrie terroriste përgjatë kufirit me Turqinë, ShBA-ja merr në shënjestër Turqinë, nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Ne jemi të kënaqur që ShBA po e shpreh hapur qëllimin e saj duke hequr dorë nga lojërat e fjalëve. ShBA-ja kanë njoftuar se ka krijuar një ushtri terroriste dhe neve na takon që ta mbysim këtë ushtri terroriste përpara se të lindë. Përndryshe nuk do të jemi përgjegjës të incidenteve të padëshirueshme”.

Presidenti Erdoan theksoi në vijim të fjalës së tij se Afrini dhe Menbixhi do të pastrohen nga terrorizmi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe pastaj radhën e kanë rajonet e tjera. Operacionet do të vazhdojnë deri sa të mos mbetet asnjë këmbë terroristi./ trt