Trump sërish kundër lotarisë amerikane: Në SHBA të futen vetëm…

Presidenti amerikan Donald Trump, është i bindur se në SHBA nuk duhet të vijnë njerëz nëpërmjet një lotarie rastësore, por vetëm në bazë të meritës.

Kështu u shpreh sërish sot Trump, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Si president, dua që njerëzit të cilët vijnë në vendin tonë të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj dhe të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën,” – shkroi lideri i Shtëpisë së Bardhë në Tëitter, duke iu referuar programit të lotarisë Green Card, që i siguron fituesve kartën e rezidentit të përhershëm të Shteteve të Bashkuara.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët është shprehur kundër lotarisë amerikane. Ai ka propozuar sistemin me pikë për tu bërë banor i Shteteve të Bashkuara.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne