Izraeli kërkon normalizim të marrëdhënieve me A.Saudite

Pretendohet se kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm, po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me një prej vendeve të Gjirit, me Arabinë Saudite.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Hadashot”, mësohet se Netanjahu po kryen një sërë punimesh për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite, me të cilin vendi i tij nuk ka marrëdhënie diplomatike.

Në këtë kuadër thuhet se Netahjahu ka ngarkuar me detyrë kreun e MOSSAD-it, Yossi Cohen, që të ndërmarrë iniciativat e nevojshme, ku po ashtu bëhet e ditur se në përpjekjet për të nisur marrëdhëniet diplomatike mes Tel-Avivit dhe Riadit janë të përfshirë edhe ShBA-të.

Gjithashtu në lajm theksohet se një zyrtar i lartë izraelit, emri i të cilit nuk publikohet, ka theksuar se “Tel-Avivi, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite ka zhvilluar bisedime me shumë vende arabe kundër Iranit”.

Po ashtu në një deklaratë të Netanjahut në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, kishte tërhequr vëmendjen shprehja e tij që “Ngjarjet në konsullatën në Stamboll janë të tmerrshme, por edhe stabiliteti i Arabisë Saudite duhet të vazhdojë”.

Gazeta “Washington Post” muajin e kaluar në lajmin e saj të bazuar në burimet amerikane kishte pretenduar se “Kryeministri izraelit Netanjahu pas vrasjes së Khashoggit ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe i ka kërkuar mbështetje për princin e Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne