Izraeli kreu sulme ajrore në jug të Libanit

Ushtria izraelite kreu 18 sulme ajrore të njëkohshme kundër rajoneve kufitare në jug të Libanit. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore intensive në zonat kufitare.

Në lajm theksohet se 18 sulme ajrore u kryen rreth vendbanimeve Jebel al Blat, Ramya dhe Beit Lif në jug të Libanit.

Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që kanë vazhduar që nga 8 tetori 2023, kanë humbur jetën 288 anëtarë të Hezbollahut, 60 civilë libanezë, 18 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 13 ushtarë izraelitë dhe 9 civilë izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne