Izraeli kryen sulm ajror ndaj Gazës

Ushtria izraelite ka kryer sulm ajror në veri të Gazës.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët e rastit, avioni luftarak izraelit në rajonin kufitar Ebu Safiyye, në veri të Rripit të Gazës, ka bombarduar rajonin ku ndodheshin të rinjtë, të cilët pretendohet se “mbanin balona zjarrvënës”.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ende nuk ka informuar për të vdekur apo të plagosur nga sulmi.

Ushtria izraelite në një deklaratë me shkrim tha se një avion ushtarak ka bombarduar të rinjtë të cilët pretendohet se në Rripin e Gazës “mbanin balona zjarrvënës”.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani, janë martirizuar më shumë se 180 palestinezë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne