Izraeli kryen sulme ajrore në Jemen

Izraeli po zhvillon gjithashtu sulme ajrore në Jemen, njëkohësisht me shkëmbimin e zjarrit me Iranin, raportojnë mediat izraelite.

Radioja Ushtarake izraelite njoftoi se qëllimi i misionit është eliminimi i një zyrtari të milicisë Houthi. Sipas raportit, rezultatet e operacionit janë ende në vlerësim.

Autoriteti i Transmetimit Izraelit raportoi gjithashtu se forcat ajrore izraelite po godasin objektiva në Jemen, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar i cili ka thënë se, nëse operacioni rezulton i suksesshëm, ai do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne