Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar liderin suprem të Iranit se mund të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori irakian, Sadam Huseini. Huseini u kap nga forcat amerikane teksa fshihej në një dhomë të ngushtë nën një fermë pranë qytetit të tij të lindjes, Tikrit, në vitin 2003.

Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me varje pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Lartë Irakiane. Katz deklaroi se Khamenei duhet të “kujtojë se çfarë ndodhi me diktatorin në vendin fqinj me Iranin, i cili ndoqi të njëjtën rrugë kundër Izraelit”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne