Bota

Izraeli mbyll një rrjet mediatik të palestinezëve

Ushtarët izraelitë kanë mbyllur për një afat 6 mujor rrjetin mediatik Hurrijje në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor me pretendimin se ka zhvilluar propagandë për dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga rrjeti i medias Hurrijje thuhet se ushtarët izraelitë kanë bastisur qendrën e rrjetit mediatik në qytetin El-Halil dhe kanë arrestuar punonjësit.

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se ushtarët izraelitë kanë konfiskuar pajisjet transmetuese që ndodheshin në qendër, kanë shkatërruar disa pajisje dhe është ndërprerë transmetimi i radios Minber el-Hurrijje e cila është pjesë e rrjetit mediatik.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se komanda e ushtrisë në Bregun Perëndimor u ka përcjellë punonjësve vendimin e mbylljes së rrjetit mediatik me arsyetimin se ka zhvilluar transmetime për propagandim të dhunës.

Rrjeti Hurrijje, radioja Minber el-Hurrijje dhe kanali televiziv Nevras operonin nën ombrellën e Rjetit të medias Hurrijje.

Ushtria izraelite edhe më parë ka mbyllur disa radio në Bregun Perëndimor me arsyetimin se zhvillonin propagandë për dhunë.

Radioja Minber el-Hurrijje e cila ka nisur me transmetimin në vitin 2002 në qytetin El-Halil, gjatë kësaj periudhe ajo është mbyllur tre herë në kohë të ndryshme nga ushtria izraelite./ AA

OPINIONE